29 Mars 2024

Vajza e Paul McCartney, stiliste në javën e modës në Paris

Paris, 10 mars - Sir Paul McCartney ka ardhur enkas në Paris për të mbështetur vajzën e tij, Stella, e cila tashmë po tenton që të afirmohet si një stiliste me peshë në fushën e stilimit.

McCartney ka qenë në radhën e parë për të parë veshjet e stiluara nga e bija e tij. Afër legjendës së Beatles ka qenë edhe këngëtares së muzikës rrok, Beth Ditto.

Stella McCartney kishte paraqitur një koleksion veshjesh e cila kishte cilësi kryesore mungesën e shkëlqimit, duke marrë parasysh faktin se modelet nuk kishin veshur varëse ose lloje të ndryshme bizhuterie.

Veshjet e reklamuara dalloheshin qartë se kishin një ndikim të madhë nga moda e veshjeve në vitet 60\', vite në të cilat babai i saj ishte idhulli i të rinjve në mbarë botën.

Pas mbarimit të sfilatës Stella McCartney u shpreh se ajo ishte e aftë që të përceptonte se cilat mund të ishin shijet e një femre dhe çfarë mund të dëshirojë ajo.

\"Unë besoj se jam e aftë për të kuptuar nevojat si edhe dëshirat e një femre, është diçka e cila nuk ka nevojë për lodhje të tepërt. Sidomos fakti që unë jam vetë femër, kjo më ndihmon shumë.\"- pohoi stilistja e re.

Ndërsa po pozonte me fotografët se bashku me të dashurën e tij të re, Paul McCartney pohoi se ai nuk kishte shumë njohuri në fushën e stilimit.

Stella Mçartney u shpreh se kjo mbrëmje ishte një homazh për stilistin e njohur britanik Alexander McQueen, i cili kreu vetëvrasje gjatë muajit të kaluar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)