18 Tetor 2018

UNICEF-i lanson U-Report-in për Kosovë, Shqipëri, dhe Mali i Zi

Prishtinë, 16 maj - Zyrja e UNICEF-it në Kosovë ka bërë të ditir se sot do të organizojë lansimin e U-Report për Ballkanin Perëndimor: Kosovë, Shqipëri, dhe Mali i Zi.

Kjo sipas UNICEF-it është një, iniciativë kjo fillestare nën-rajonale e cila tashmë është dëshmuar si mjet i pazëvendësueshëm për promovimin dhe lehtësimin e angazhimit të të rinjve në të gjitha fushat e jetës dhe në proceset vendimmarrëse. 

Prezent do të jetë Drejtoresha Rajonale e UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qëndrore, Znj. Afshan Khan, Zëvëndësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Labinot Berisha dhe pjesëmarrës të tjerë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2018  - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta dekoroj znj. Vasfije Krasniqi-Goodman. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00)  

- Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë” organizon konferencen nacionale për të adresuar më tej rekomandimet e dala nga Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të mbajë konferencë, e cila organizohet në shënim të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë salla P38, ora 10:00)

- Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksion pastrimi në Komunën e Obiliqit. (Obiliq, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në shënimin e Ditës së BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 10:00)

- Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani mban konferencë për media. (Zyra e krytarit të komunës, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike bën hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare”, aktivitet ky i cili organizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano - Kosovare. (Hotel Emerald, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në "Javën me bizneset e diasporës". (Hoteli Emerald, ora 11:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do prezantojë analizën e publikimit shkencor të profesorëve në Universitetin e Prishtinës për vitin 2018. (Dit e Nat, ora 12:30)

- Hapet ekspozita e Çmimit Muslim Mulliqi e cila do të mbledh së bashku si artistët Kosovar ashtu edhe ata ndërkombëtar. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

- OSBE dhe Ambasada Italiane organizojnë trajnim të avancuar kundër korrupsionit për agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë. (Ambasada italiane në Prishtinë, ora 16:00)