18 Janar 2021

UNDP ndriçon Ulpianën portokalli në vazhdim të fushatës 16 Ditë të Aktivizmit

Prishtinë, 28 nëntor - Mbrëmë, UNDP ndriçoi qytetin antik të Ulpianës me ngjyrë portokalli në vazhdën e aktiviteteve për të shënuar fushatën 16 Ditë të Aktivizmit Kundër Dhunës në Bazë Gjinore.

Si pjesë e fushatës së përbashkët të Ekipit të OKB-së në Kosovë, UNDP do të ndriçojë me ngjyrë portokalli lokacione të ndryshme të trashëgimisë kulturore në Kosovë për të bërë thirrje për veprim dhe për të ngritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e parandalimit dhe eleminimit të dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Për të njohur më mirë këtë qytet magjepsës, shikoni videon që kemi përgatitur vjet në kuadër të projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i financuar nga Instrumenti i BE-së që kontribuon për Stabilitet dhe Paqe (IcSP/BE).  Bashkëpunimi në këtë fushë do të vazhdojë së shpejti me lansimin e projektit “Trashëgimia Kulturore, shtytës I Dialogut Ndërmjet Komunitetetve dhe Kohezionit Social”.   

16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës në Bazë Gjinore është një fushatë globale që zhvillohet çdo vit e që fillon më 25 nëntor, Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe përfundon më 10 dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut, duke theksuar se dhuna ndaj grave dhe vajzave është shkelja më e përhapur e të drejtave të njeriut në të gjithë botën.

Ngjyra portokalli vazhdon të jetë simboli kryesor që bashkon të gjitha aktivitetet, me ndërtesa dhe objekte të ndriçuara dhe të zbukuruara me portokalli për të tërhequr vëmendjen globale për këtë iniciativë. Fushata e OKB-së 16 Ditë të aktivizmit do të fillojë në 25 nëntor me temën tonë globale për vitin 2020:

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Dhjetor 2020

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj ish kryetarit te Komunës së Ferizajt, Faik Grainca për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Katedrales së Madhe të qytetit. (Pranë Katedrales, ora 13:00)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon ngjarjen promovuese të Master Planit të Ujitjes në Kosovë - #KIMP. (Platforma Zoom - https://zoom.us/j/96935761303?pwd=ek5QRFdZdXBCR0FKditlaTRwMWIvdz09, ora  13:30)