06 Dhjetor 2022

Tuna, Me 4 prill martohet me djalin e një ambasadori

Shkup, 12 mars - “Rilindi këto ditë është në stres për shkak të dasmës, është shumë i zënë dhe nuk duhet ta shqetësojmë”. Ka qenë ky një koment dhënë mediave maqedonase nga Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka (i ati i Rilindit), i cili konfirmon se nusja dhe djali tashmë gjenden në Maqedoni duke organizuar dasmën.

“Djali im dhe nusja gjenden në Maqedoni dhe organizojnë dasmën. Nuk dëshiroj të komentoj më shumë rreth kësaj çështje pasi është punë e tyre. Nuk mund të jap detaje dhe datë të saktë për martesën dhe vendin, por mendoj që do të jetë në hotel “Aleksandar Palace”.

 Ndërkohë çifti në një fshehtësi të madhe përkujdeset për organizimin e dasmës, “Panorama plus” fiton të drejtat e publikimit të të rejave rreth martesës së këngëtares, duke zbuluar ekskluzivisht për lexuesit disa detaje interesante përsa i përket ceremonisë.

Pse vendosi të martohet pas një viti

Vitin e fundit Tuna ishte larguar pak nga jeta publike duke u përkushtuar më shumë rreth studimeve dhe filloi të jetojë në Prishtinë-Shkup-Selanik. Përveç obligimeve, me Prishtinën e lidhte edhe i dashuri Rilindi, i cili është pronar i një diskoteke atje.

 “Nuk dëshiroj të zbuloj detaje rreth jetës sime private sepse deri më tani kam pasur një përvojë të hidhur me mediat, gjithmonë kur kam qenë e hapur me to, janë paraqitur dhe shumë versione të ndryshme të prononcimeve të mia. Tash në rastin me Rilindin vendosa që të hesht. Mendoj se për shkak të kësaj heshtje, lidhja jonë vazhdoi më gjatë, tashmë një vit”.

Kështu ka theksuar këngëtarja më herët në një prononcim. Duke bërë pjesë në mesin e këngëtarëve më të përfolur të estradës, ajo gjithmonë ka qenë pjesë e shtypit rozë për thashetheme të ndryshme. Lidhja me Rilindin e ka mbajtur akoma më të pranishme në media këngëtaren, por duke mos u prononcuar zyrtarisht asnjëherë, mediave u ka dhënë hapësirë për manipulim.

Ditëve të kaluara flitej për një shtatzëni të mundëshme të Tunës, por ajo hodhi poshtë thashethemet duke mohuar një gjë të tillë. Këtu lindën dhe dyshimet e para për një hap aq të shpejtuar për martesë. Çifti nuk është fejuar, por vetëm kanë pasur një lidhje dashurie e cila si duket do të përfundojë me martesë.

Por, burimet tona tregojnë se për shkak të “baticave” dhe “zbaticave” gjatë kësaj lidhjeje, kanë detyruar këngëtaren të marrë një hap kaq të rëndësishëm në jetë. Për shkak të dyshimeve në lidhje me thashethemet e lartëpërmendura, na duhet të presim disa muaj derisa Tuna dhe Rilindi të stabilizojnë martesën dhe të shohim nëse ka qenë e vërtetë shtatzënia e papritur, apo thjesht hap i shpejtuar për martesë?
 
Grimi nga Prishtina, velloja nga Milano

Sellma Kasumoviq, grimerja më e njohur për momentin në Kosovë, është përzgjedhur të bëjë grimin e këngëtares në ditën e martesës. Duke qenë një bashkëpunëtore e besuar e Tunës vite me radhë, ajo këtë detyrë i’a ka besuar Sellmës. Bashkëpunimi me të ka qenë shumë i frytshëm nëpër klipe dhe evenimente të ndryshme, pasi dihet që këngëtarja deri më tani është paraqitur me një stil shumë të veçantë. përsa i përket vellos së nusërisë ,Tuna ka vendosur që të blejë fustanin në Itali.

Një model interesant dhe shumë i shtrenjtë, i porositur nga Milano do të shndrisë në trupin e këngëtares më 4 prill, ditën kur asaj i ndryshon statusi i gjendjes civile duke i dhënë fund beqarisë. Këtë vendim për blerjen e fustanit në Milano, këngëtarja e ka marrë me të vetmin qëllim duke mos dashur të prishë marrëdhëniet me kreatorët shqiptarë. Me të gjithë kreatorët Tuna është në marrëdhënie të mira duke filluar nga Joni Peci, Valdrin Sahiti e shumë të tjerë, pasi të gjithë i ka miq, kështu që nuk ka mundur të vendosë se te cili të bëjë porosinë për fustanin dhe si zgjidhje përfundimtare ka qenë porositja e vellos në Milano.

Si befasi për fansat e saj, këngëtarja ka vendosur që disa ditë para martesës të bëjë dhe një set me fotografi, e veshur me vellon e bardhë. Tuna njihet si këngëtare e surprizave, këtë gjë e bën për fansat me të vetmin qëllim pasi ceremonia e martesës do të jetë kryesisht pa prani të mediave dhe fotot e realizuara do të shuajnë kureshtjen e fansave sa i përket ditës së martesës se si do të duket këngëtarja me fustanin e bardhë. Disa prej fotove do të jenë të publikuara ekskluzivisht edhe në “Panorama plus”.
 
Ftesat  me këngë të Nexhmije Pagarushës

Ceremonia do të jetë shumë madhështore duke parashikuar ardhjen e një numri të madh mysafirësh, shumica prej tyre Vip-a të rangut të lartë. Dasma do të organizohet në një nga hotelet më luksoze dhe më të shtrenjtë në Maqedoni, në “Aleksandar Palace”.

Pasi që i ati i Rilindit është një profesor në Universitetin e Europës Jug-Lindore të Tetovës dhe njëherit ambasador i Maqedonisë, sigurisht që ndër të ftuarit do të jenë elita e politikanëve shqiptarë dhe atyre maqedonas, duke mos përjashtuar edhe diplomatët e huaj dhe vendor.

Në anën tjetër, Tuna një këngëtare me shumë miq në estradën shqiptare dhe maqedonase, një numër i madh prej tyre të jenë të pranishëm në atë mbrëmje. Akoma nuk është mësuar se kush do të argëtojë të pranishmit, por duke ditur që ndër mysafirët do të jenë shumë këngëtarë, me siguri secili do të jep kontributin e vet aq sa u takon.

Sa u përket ftesave për mysafirët, këngëtarja ka menduar që të bëjë një befasi të këndshme për ata. Duke shmangur ftesat e thjeshta nëpërmjet sms porosive apo të shkruara, Tuna ka përpunuar këngën “Martesa jonë” të Nexhmije Paragushës, duke vendosur në cd dhe në cover foton e çiftit. Kështu që miqtë e pranishëm në adresë të tyre do të marrin këtë cd në formë të ftesës për dasëm.
 
Çifti vendos të jetojë në Prishtinë
Deri më tani Rilindi dhe Tuna kanë bashkëjetuar në një apartament në Prishtinë deri kur është marrë dhe vendimi për martesë. Për shkak të aktiviteteve dhe punës së tyre, kanë zgjedhur Prishtinën si vendbanimin. Një apartament luksoz i rregulluar sipas shijes dhe dëshirës së çiftit në një lagje të Prishtinës, do të jetë çerdhja e tyre në të ardhmen.

Ndërkohë që kishte paralajmëruar të hedhë në treg albumin e ri dhe të organizojë festë me rastin e 10 vjetorit të karrierës, ceremonia martesore ishte me rëndësi për këngëtaren, duke shtyrë planet sa i përket muzikës. Pasi të mbarojë ceremonia dhe të fillojë jeta normale në çift, këngëtarja pritet të mbarojë regjistrimin e këngëve dhe klipeve dhe pastaj të publikojë albumin dhe shumë surpriza të reja sa i përket muzikës.

 

/panarama plus/

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)