06 Korrik 2020

Tri projekte filmike nga Kosova mbështeten nga See Cinema Network

Prishtinë, 12 nëntor - Rrjeti i Fondeve të Filmit të Europës Juglindore (South Eastern Europe Cinema Network) ka mbështetur tri projekte filmike nga Kosova.

Në Asamblenë e 30-të të mbajtur me 7 nëntor në Selanik, në kuadër të projekteve filmike fituese nga shtetet tjera të Europës Juglindore, është vendosur që të përkrahet prodhimi i dy filmave të shkurtë: ‘Koagulimi’/’Coagulation’ me skenar dhe regji nga Noar Sahiti dhe ‘Sea By The River And River By The Sea’ me skenar dhe regji nga Sovran Ndrecaj; si dhe zhvillimi i skenarit për filmin e gjatë ‘Woman of the House’ nga Fatos Berisha.

Për Kosovën është viti i dytë si anëtare e See Cinema Network e cila ka për qëllim të krijoj bashkëpunim në mes shtetave anëtare që permes kinemasë të eksplorohet e përbashkëta e identitetit europian, duke integruar dhe festuar diversitetin kulturor dhe traditat e ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Korrik 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me zhvillimet e fundit me përhapjen e pandemisë dhe ndikimet në ekonomi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:30)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)


- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 15)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët e fshatrave Krushë e Madhe, Celinë, Nagavc për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Qendrës Rinore në fshatin Krushë e Madhe, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët e fshatrave Hoçë e Vogel dhe Brestoc për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i  Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël, ora 20:00)