25 Prill 2024

TKK dhe Artpolis përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Shkupit

Prishtinë, 19 Shtator - Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) në bashkëpunim me Artpolis-Qendra për Art dhe Komunitet përfaqësojnë Kosovën me shfaqjen muzikore “Zgjimi i Pranverës” në Festivalin Ndërkombëtar të Shkupit - ITF Skupi Festival, në Kurshumli Han - Shkup, Maqedonia e Veriut i cili do te mbahet nesër.

Në Festivalin Ndërkombëtar të Shkupit – ITF Skupi Festival, sivjet prezente do të jenë trupat teatrale nga Bullgaria, Shqipëria, Kroacia, Serbia e Bosna e Hercegovina përderisa Kosova do të përfaqësohet me shfaqjen muzikore "Zgjimi i pranverës", me regji të Zana Hoxhës, që do të jepet në ambient të hapur, sikurse edhe shfaqjet të tjera të festivalit që do të zhvillohen jashtë, karakteristikë kjo e këtij viti.

Duke marrë parasysh të gjitha sfidat me të cilat përballemi në kohë pandemie, ne e konsiderojmë të rëndësishme që shkëmbimi, mësimi dhe mbështetja ndërkulturore të mos ndërpriten, por të vazhdojnë në një formë të re të modifikuar. Kështu mund të sigurojmë zgjimin që duam dhe të inkurajojmë krijimin e rrjeteve në kohë sfiduese.

"Zgjimi i Pranverës" tregon historinë e adoleshentëve që zbulojnë trazirën e brendshme dhe të jashtme të seksualitetit. Ajo eksploron udhëtimin nga adoleshenca në moshën e rritur me trishtim dhe pasion që është ndriçues dhe i paharrueshëm. Për regjisoren e shfaqjes Zana Hoxha, kryevepra e Frank Wedekind "Zgjimi i pranverës" ishte një thirrje artistike, një dëshirë dhe një nevojë për ta sjellë këtë shfaqje në Kosovë, duke e përshtatur më tej në epokën e viteve '90 në Kosovë.

Shfaqja përkrahet nga cfd, UNFPA dhe Kvinna till Kvinna.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)