18 Prill 2024

Themelohet Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur!

Prishtinë, 30 mars - Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur, këtë vit nis rrugëtimin për tu shndërruar në ngjarje tradicionale, e që do të mbahet në qytetin e Prizrenit.

Kjo ngjarje kulturore ishte planifikuar të mbahej vitin e kaluar, por situata pandemike që përfshiu mbarë botën, bëri që edicioni i parë të shtyhet për këtë vit.

Ky festival i themeluar nga artistët, Shkelzen Veseli, Adrian Morina dhe Zana Duraku, do të mbahen në fund të muajit korrik dhe në filllim të muajit gusht, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit z.Shaqir Totaj.

N’Prizren do të nis festival i vecantë i teatrit, ashtu sic është unik edhe vet qyteti i Prizrenit, i cili si për nga natyra ashtu edhe për nga programi do të jetë aktivitet teatror unik në rajon dhe më gjerë. Festivali synon të bëjë bashkë teatro e trupa teatrore nga vendi, rajoni dhe evropa.

Shtrirja e aktiviteteve do të bëhet në gjithë qytetin, duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat e përshtatshme që janë në dispozicion në Prizren, përshirë hapësirat publike dhe private si:

Kalaja e Prizrenit, Hamami, Kino Lumbardhi, Lidhja e Prizrenit, , Xhamitë, Kishat, Teqet, Ura e gurit, Teatri Qytetit, Kino Bistrica, si edhe sheshe të qytetit.

Programin qëndrorë do ta shoqërojnë edhe shfaqjet mysafire të cilat do të jenë jashtë konkurencës, shfaqje për audiencën e re,për publikun e nesërm,

Krahas prezantimit të shfaqjeve do të organizohen punëtori e diskutime të ndryshme lidhur me teatrin, trashëgimine teatrore, historike si edhe master klasa nga artistë vendor dhe ndërkombëtarë.

Pse n’Prizren?

Për shkak të trashëgimisë së pasur kulturore e shpirtërore, qendrave të shumta historike, multietnicitetit dhe diversitetit kulturore, e mbi të gjitha mikpritjes.

Mbi te gjitha, n’Prizren, do të jetë një festival shpresëdhënës, me të cilin do të mund të bëhemi pjesë e hartës teatrore të evropës dhe botës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)