29 Mars 2024

Themelohet “cluster Eunic Prishtinë” valorizim i aktiviteteve kulturore në Kosovë

Prishtinë, 12 korrik - Ambasadat e Austrisë, Francës, Italisë, Luksemburgut dhe Instituti Goethe nga Gjermania, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, do të nënshkruajnë një protokol për themelimin e “cluster Eunic Prishtinë”.
 
Krijimi i "cluster Eunic Prishtinë" u regjistrua në Bruksel, në qershor 2018 nga Asambleja e fundit e përgjithshme e Eunic global, rrjeti i instituteve kulturore kombëtare të Bashkimit Evropian.
 
Kjo iniciativë  mbështetet nga pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe është e hapur për të gjitha shtetet anëtare të përfaqësuara në Kosovë. Ambasada e Francës do të kryesojë grupin e sapokrijuar për vitin e parë.
 
Vendet themeluese të grupit kanë miratuar një strategji që synon koordinimin e aktiviteteve kulturore të anëtarëve të saj dhe forcimin e institucioneve publike në nivel qendror dhe lokal në aktivitetet e tyre kulturore.

Në këtë mënyrë, aktorët kulturorë lokal do të përfitojnë nga sinergjitë e krijuara duke bashkuar aktivitetet e partnerëve të ndryshëm evropianë. Grupi po themelohet në vitin 2018, Viti i Trashëgimisë evropiane.
 
Disa projekte konkrete do të iniciohen nga anëtarët e grupit. Në afat të shkurtër, grupi do të mbështesë organizimin e “Ditës Evropiane të Gjuhëve” më 26 shtator 2018, një ngjarje që ka për qêllim promovimin e diversitetit gjuhësor të gjuhëve evropiane.

Në periudhën afatmesme, grupi do të mbështesë nismat për të promovuar turizmin, siç janë aktivitetet e qendrës së informacionit turistik, që Komuna e Prishtinës është zotuar ta hapë së shpejti.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)