26 Shtator 2022

Teatri i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor i Shqipërisë nisin turneun në Kosovë

Prishtinë, 21 prill - Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor me Republikën e Kosovës, Teatri i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë,  Ministrinë e Kulturës së Republikës së Kosovës, Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore dhe Drejtorit e Kulturës në komunat Prizren, Gjakovë, Gjilan, Lugina e Preshevës realizojnë turneun historik të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë.

Ky turne organizohet në kuadër të rijetëzimit, kujtesës dhe promovimit të trashëgimisë tonë kulturore,  brez pas brezi.

Për përcjelljen e vlerave më të mëdha artistike kombëtare  që ruhen me fanatizëm nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore.

Ky turne është në zbatim të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri - Kosovë 2022. Aktiviteti do të zhvillohet në ciklin e një turneu disa ditor në disa qytete të Kosovës si Prizren, Gjakovë, Gjilan, Lugina e Preshevës dhe Shkup në Maqedonisë e Veriut.

Ky turne rikthehet pas më shumë se 30 vjetësh në qytetet e Kosovës duke na rikthyer kështu edhe njëher jehonën dhe suksesin e pa diskutueshëm të Ansamblit Kombëtar në mbarë trevat shqiptare.

Programi artistik do të bazohet në krijimet më të bukura të muzikës së kultivuar nga të gjitha trevat shqiptare si edhe në folklorin e pasur kombëtar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)