04 Korrik 2020

Teatri i Gjilanit shpall konkurs për dizajnimin e logos së re

Gjilan, 17 tetor - Teatri i Qytetit të Gjilanit ka shpall kokurs për dizajnimin e logos së re, duke i ftuar të gjithë dizajnerët që të aplikojnë me punimet e tyre për logon e re të këtij institucioni kulturor.

Drejtori i Teatrit të Qytetit, Erson Zymberi, ka deklaruar se duhet të marrin parasysh se punimet e tyre duhet të kenë elemente artistike dhe estetike të dallueshme për veprimtarinë e Teatrit, të jetë origjinale dhe unike, si dhe elemente të tjera.

“Përpos ndryshimeve të mëdha, që prej kalendarit kulturor e deri tek brendingu, kemi vendosur që Teatrit të Qytetit të Gjilanit t’i japim pamje tjetër edhe përmes logos."

"Të gjithë dizajnerët janë të lirë që me punimet e tyre të aplikojnë përmes konkursit publik. Komisioni profesional do ta zgjedh logon më të mirë dhe ky institucion i krenarisë do ta ketë shenjën e veçantë dalluese”, ka deklaruar Zymberi.

Konkursi i shpallur të hënën do të qëndroj i hapur 15 ditë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)