04 Gusht 2020

Teatri i Gjilanit e zgjidhi problemin e pavarësimit dhe buxhetimit shtetrorë

Gjilan, 1 korrik - Pritjes për zgjidhjen e statusit të Teatrit të Qytetit të Gjilanit, me problemet që kishin në aspektin financiar dhe ligjor për aktorët dhe trupën e këtij institucioni i erdhi fundi, sepse sot janë nënshkruar kontratat e aktorëve dhe stafit teknik dhe kështu është bërë pavarësimi i institucionit më të madh të kulturës.

Në fjalën e tij kryetari Lutfi Haziri, ka uruar për këtë hap të rëndësishëm dhe ka shpalosur kujtime e tij që nga paslufta në angazhimin për zgjidhjen e problemit që sot e tutje i mbetet të kaluarës.

“Kujtoj momentin e vështirë sa isha si 29 vjeçar në udhëheqje të Gjilanit, kur pas ballafaqimit të protestës së parë për lirimin e të burgosurve politik, menjëherë filloi greva e aktorëve për zgjidhjen e problemit të tyre të pagave dhe të statusit të Teatrit të Gjilanit si institucion dhe e drejtë e tyre, por e zhagitur në vazhdimësi. Tash jemi 20 vjet më vonë kur ky problem po zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Komuna e Gjilanit gjithmonë do të jetë në mbështetje të aktiviteteve dhe zhvillimin e kulturës”, ka deklaruar kryetari Haziri.


Ai ka potencuar se burokracia në nivelin qendror për zgjidhjen e këtij problemi kë bërë që për dy dekada kjo barrë e ballafaqimit ti lihet Komunës, e cila ishte edhe ashtu me limite e kufizime të mëdha buxhetore.

“Sfida ka qenë e përbashkët për dy dekata, e posaqërisht pas vitit 2007, mirëpo me angazhim maksimal, me rrugë ligjore dhe zyrtare ky problem tashmë është zgjidhur bashkërisht. Tani i mbetet menaxhmentit të Teatrit dhe aktorëve që ta zhvillojnë kulturën dhe ta dëshmojnë angazhimin e përbashkët në rrugën përpara”, tha kryetari Haziri.

Lutfi Haziri, mes tjerash ka thënë se po punon që objekti i Teatrit të jetë vetëm për këtë institucion, ku tashmë është larguar nga aty biblioteka e qytetit “Fan S. Noli”, biblioteka e fëmijëve dhe do ta largojmë edhe administratën, sepse kjo hapësirë i duhet aktiviteteve të Teatrit dhe aktorëve për punën e tyre.

Ndërsa nga ana e tij Erson Zymberi, drejtor i Teatrit, ka falënderuar kryetarin Haziri për angazhimin e tij në zgjidhjen e statusit dhe njëkohësisht për mbështetjen e madhe që ka dhënë në mbajtjen gjallë të kulturës, përmes mbështetjes së vazhdueshme financiare në të gjitha aspektet.

Ai më tej ka konfirmuar se Gjilani tashmë do të ketë kalendarin e qartë të punës që do të bëhet me një ekipë elite të aktorëve dhe stafit në përgjithësi, për ta mbajtur publikun aktiv sikur dikur me shfaqje e projekte të cilat do ta dëshmojnë për gjallërinë kulturore të kryeqendrës së kulturës kombëtare.

Ndërsa, Naser Zymberi, kryetar i sindikatës dhe Sabedin Shahiqi, kryetar i bordit, kanë falënderuar kryetarin për punën që ka bërë që sot Teatri i Qytetit të jetë një institucion i pavarur, me aktorë e staf të kompletuar, duke konfirmuar se Gjilani tashmë ka një fuqi zyrtare të zhvillimit të projekteve kulturore.
​

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

 

- Riccardo Serri, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të dorëzojë 30 Ventilatorë të ICU, 200 Pulse Oximeters dhe 20 makina elektrokardiografike Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream on facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)