04 Qershor 2020

Teatri i Gjilanit e sjell online komedinë “Shfaqja që shkon keq”

Gjilan, 27 mars - Me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, nga ora 20:00, Teatri i Gjilanit sjell online komedinë fantastike “Shfaqja që shkon keq” e regjisorit Ilir Bokshi.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka përgëzuar këtë institucion kulturor për realizimin e kësaj shfaqje në version online.

“Në Gjilan jemi në javën e dytë të mësimit online që ka rezultuar shumë suksessheëm , por sonte fillojmë me shfaqje online nga aktorët e Teatrit Profesionistë të Gjilanit me shfaqjenNë ditet në vijim po përgatitet puna online për shërbyesit civilë, bibloteka online e shumë veprime të Komunes në kohen e pandemisë kundër Covid-19”, ka deklaruar Haziri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020

- Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
   
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
   
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)