23 Shkurt 2020

Teatri Dodona shfaq premierën për fëmijë 'Fjalët magjike'

Prishtinë, 18 janar - Teatri i Qytetit të Prishtinës Dodona shfaq sot premierën për fëmijë “Fjalët magjike” nga Alba Loxha e në regji të Shkurtë Aliut.

Kjo shfaqje është një koproduksion në mes të Shkurtë Aliut dhe TQP Dodona dhe trajton nevojën e përdorimit të fjalëve magjike: “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” etj., nga fëmijët prej moshave 3+, gjë që është e rëndësishme për fëmijët që të jenë më socialë dhe për t’u përshtatur më mirë në mjedisin që i rrethon.

Hana dhe Dielli janë shokë shumë të mirë. Ata edhe në kopsht janë në të njejtën klasë. Por, ndonjëherë përpos lojës, ata fjalosen shumë dhe kështu e prishin miqësinë.

Në mënyrë që ata mos ta harrojnë sjelljen e mirë dhe për të treguar se sa shumë na duhen fjalët magjike, Gishto, shoku i tyre, ndonjëherë ju bën lojëra që t’i vie në provë.

Fjalët magjike duhet t'i mësojnë të githë fëmijët, sepse kur të rriten do të veçohen me këto sjellje, do të krijojnë shumë miqësi, do të shpërndajnë dashuri dhe do ti dhurojnë botës lumturi.

“Fjalët magjike” është shkruar nga: Alba Loxha; regjia: Shkurtë Aliu; skenografia, kostumet dhe përzgjedhja e muzikës: Shkurtë Aliu; dizajner i dritave: Skender Latifi; teknikë të skenës: Albert Gashi, Bedri Maloku, Fadil Bekteshi; producentë: Shkurtë Aliu, Visar Krusha; luajnë: Xhejlane Tërbunja, Ermal Sadiku Roza Berisha Fejzullahu. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2020 - Partia Demokratike e Kosovës, mban Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet marshi i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Pikë nisja nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës, ora 12:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së në Deçan! bejnë zbulimin e pllakës së varrit të luftëtarit e komandantit Halim DervishTolaj nga Prejlepi i Deçanit. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmoreve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 12:00)