20 Qershor 2019

Të rinjtë e Ballkanit Perëndimor të ndihen të rëndësishëm në projektet rinore

Prishtinë, 6 qershor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në mbledhjen e 9-të të Bordit Drejtues të RYCO-s. Në këtë takim morën pjesë të gjitha vendet anëtare si Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina.

Gjatë këtij takimi u trajtuan një numër i madh i projekteve dhe programeve  rinore, të cilat pritet të implementohen gjatë vitit 2019, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, projekte këto të cilat kanë për qëllim përmbushjen e misionit të RYCO-s, sa i përket bashkëpunimit rinor rajonal.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se “takimi i sotëm është i një rëndësie të veçantë edhe për të rinjtë e vendeve anëtare në përgjithësi, dhe të rinjve kosovarë në veçanti, duke marrë për bazë se shumica e vendimeve për projektet rinore por edhe për strukturën e re të RYCO-s po merren në kohën kur Kosova po udhëheq me këtë organizatë rajonale rinore, e cila ka dalë nga procesi i Berlinit”.

Mbledhja e sotme është jashtëzakonisht e veçantë për procesin e vendimmarrjes sidomos pas sfidave që kemi kaluar që nga marsi i këtij viti. “Nuk ka qenë periudhë e lehtë dhe sigurisht ka kërkuar angazhim intensiv dhe kompromis për të tejkaluar ngërçin e krijuar. Ka qenë shumë sfiduese posaçërisht për mua si kryesues i Bordit të RYCO-s për vitin 2019, por njëkohësisht përfaqësues i Qeverisë së Kosovës, që të gjej një zgjidhje e cila do të mundësonte vendimmarrje të plotë në RYCO. Andaj edhe dita e sotme është provë që Qeveria e Kosovës është realisht e përkushtuar për të mbështetur zhvillimin e RYCO-s dhe bashkëpunimin rajonal në përgjithësi”, u shpreh ministri Gashi.

Tutje Gashi tha se procesi i vendimmarrjes për strukturën organizative të re është determinues për të ardhmen e RYCO-s, andaj edhe kam insistuar që përpara çdo vendimi rreth kësaj pike të ketë një takim fizik ku ne do të diskutonim bashkë të gjitha pyetjet, shqetësimet tona në raport me të.

“Si ministër i Rinisë, por edhe si kryesues i RYCO-s do të bëj përpjekje të vazhdueshme që të rinjtë e Ballkanit Perëndimor të ndihen të barabartë dhe të rëndësishëm në projektet rinore, të cilat do të financohen nga RYCO dhe donatorët e saj” tha Gashi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 qershor 2019 - Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Kryeministrit më mbështetjen e Projektit të Asistencës Teknike të BE-së organozn konferencën për publikimin e Raportit të mbështetjes financiare publike për OJQ-të nga institucionet e Republikës së Kosovës për vitin 2018. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Zyra e BE-së në Kosovë  në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, organizon konferencën “Transparenca dhe Llogaridhënia për Fondet Publike" gjatë së cilës do të publikohet raporti për mbështetjen financiare publike për organizatat joqeveritare për vitin 2018. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën për publikimin e Raportit të mbështetjes financiare publike për OJQ-të nga institucionet e Republikës së Kosovës, të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Blerim Devolli, pronar i Kompanisë Dardafon. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Organizatat e shoqërisë civile organizojnë protestën e shoqërisë civile në kundërshtim të Projektligjit për financim të subjekteve politike. (Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore së bashku me Ambasadën Franceze në Kosovë, organizon tryezën e rrumbullakët "Cilësia e Ajrit në Kosovë: Drejt Standardeve Evropiane". (Aleanca Franceze, Rruga Lah Nimani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Pasqyrave financiare të Ndërmarrjes Publike 'Kompania Regjionale e Mbeturinave Pastrimi dhe  shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga raporti i Auditimit të Performancës, Procesi i Menaxhimit të Grandeve dhe Subvencioneve në sektorin e bujqësisë. (Ndërteas e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministria e Administratës Publike, për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, organizon shënimin e kësaj dite, e cila i dedikohet shërbimin civil në Republikën e Kosovës. (Amfiteatri i MAP-it, ora 10:30)

- Projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat organizon ceremoninë e përurimit të prodhuesit të parë të specializuar për fidanë në Kosovë 'Agrobora'. (Ferma Agrobora në Tërnovc të Skenderajit, ora 10:30)

- ADMOVERE promovon raportin 'Profesorët përballë ligjit' në të cilin mes tjerash, do të publikohen aktakuzat dhe kallëzimet penale, ku janë të përfshirë pjesëtarë të stafit akademik të Universitetit të Prishtinës. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ish ProCredit Bank, përballë komunës së vjetër, ora 11:00)

- Mbahet miniolimpiada për persona me nevoja të veçanta ku gjatë kësaj dite do të zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive si dhe aktivitete të lira. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e aktivitetit tradicional të personave me nevoja të veçanta Miniolimpiada “Kosova 2019”, të organizuar nga Komiteti Paraolimpik i Kosovës. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri, ora 11:00)

-