09 Gusht 2020

Tabloidi: Obama ka tradhëtuar Michelle-n

SHBA, 2 maj - Barack Obama ka tradhëtuar bashkëshorten e tij Michelle me 35 vjeçaren Vera Baker, ish-bashkëpunëtorja e presidentit amerikan gjatë fushatës elektorale që në 2004-ën e çoi në Senat.

Lajmin e ka barë të ditur tabloidi amerikan, “The National Enquirer”, sipas të cilit ekzistojnë prova të besueshme që e mbështesin këtë fakt.

Bëhet fjalë për një film që provon prezencën e njëkohshme të të dyve në një hotel të Uashingtonit. Edhe në të shkuarën gruaja ka hedhur poshtë të tilla zëra.

Sipas “Enquirer” ekziston edhe një çmim prej 1 milion dollarësh i vënë nga anti-Obamat për këdo që mund të japë prova për marrëdhënien mes të dyve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)