28 Mars 2024

Strategjia e rinisë sipas kërkesave dhe nevojave të të rinjve

Prishtinë, 26 shkurt - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në dëgjimin publik lidhur me draftin e Strategjisë së Rinisë 2019-2023.

Strategjia për Rininë 2019 - 2023 përfshirë planin e veprimit është një strategji gjithëpërfshirëse e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të rinjtë. Ajo ka për synim përmirësimin e situatës së të rinjve të grup-moshave 15 – 24 vjeç, duke përfshirë të gjitha palët e interesit si nga sektori qeveritar ashtu edhe nga ai joqeveritar. Strategjia gjithashtu synon të nxitë bashkëpunimin ndërmjet organizatave rinore veprimtaria e të cilave lidhet me rininë, si dhe ndërmjet organizmave qendrorë dhe atyre komunalë për të fuqizuar politikat dhe programet rinore.

Me këtë rast ministri Gashi tha se “jam i lumtur që sot bashke me ju po e diskutojmë draftin e Strategjisë për Rininë për periudhën 5 vjeçare përmes se cilës do ti orientojmë politikat tona rinore”.

Po ashtu ministri Gashi tha se “kjo politikë rinore fillon me përcaktim të hollësishëm të situatës së rinisë kosovare që nga prezantimi i qëndrimit të të rinjve në “thirrjen për të bërë ndryshime”, duke përfshirë rritjen e pjesëmarrjes në vendim marrje dhe në jetën publike, pjesëmarrjen në edukimin jo formal dhe informal, në punësueshmëri, edukim dhe promovim shëndetësor, në kulturë, sport dhe rekreacion”.

“Kjo strategji është përcaktuar në tri objektiva: Mobilizimi i rinisë për pjesëmarrje, përfaqësim dhe qytetari aktive, Ofrimi i shkathtësive dhe përgatitja e të rinjve për tregun e punës dhe Mjedis i shëndetshëm dhe i sigurte për të rinjtë” tha ministri.

Ai tutje shtoi se qëllimi kryesor i gjithë këtyre temave është ideja e përafrimit të të rinjve kosovarë me parimet dhe praktikat më të mira evropiane, në veçanti me nevojat që i ka rinia në vendin tonë. Temat që i përfshin strategjia kanë të inkorporuar përfshirjen sociale (gjinia, etnia, rinia rurale/urbane dhe grupet tjera të margjinalizuara) si qasje e përgjithshme që do të merret parasysh gjatë implementimit të aktiviteteve të planifikuara.

Ministri Gashi veçoi: “Ky dokument e ka të paraparë edhe planin e veprimit i cili është i planifikuar me buxhetin e vitit 2019 dhe i cili është lehtë i realizueshëm”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)