Sting i rikthehet skenës muzikore me koncert në Rusi
Moskë, 16 shtator - Ylli Britanik i muzikës pop rock, Sting iu rikthye skenës muzikore, kësaj here me një koncert madhështor në Rusi të quajtur \"Simphnicity\". Koncerti u realizua në bashkëpunim me orkestrën filarmonike mbretërore të Britanisë së Madhe.
Adhuruesit e Sting u mblodhën në pallatin e akullt për të ndjekur hitet më të mira të këngëtarit. Muzika e Sting është shumë popullore në Rusi, ndërsa ky ishte koncerti tij i tretë në këtë vend.
Sting shoqërohej nga 45 muzikantë të orkestrës filarmonike mbretërore të Britanisë së Madhe, të cilët i sollën këngëve të artistit të madh një nuancë më klasike, pavarësisht stilit rock.
Sting këndoi hite mjaft të njohura si \"Every little thing she does is magic\" dhe \"An English man in New york\".