27 Prill 2024

Spears mohon akuzat për ngacmime seksuale

SHBA, 11 shtator - Këngëtarja Britney Spears ka mohuar akuzat e bëra nga një ish-truprojë, se ajo e kishte ngacmuar atë seksualisht.

Në një deklaratë të publikuar në web sajtin e këngëtares thuhet se, “kjo është një tjetër situatë e pafat, ku dikush kërkon të përfitojë nga znj. Spears”.

Në të thuhet gjithashtu se autoritetet e kanë hetuar yllin e muzikës pop dhe se e kanë mbyllur cështjen pa aksione të mëtejshme.

Ish-truproja Fernando Flores e akuzoi Spears se e provokonte duke iu afruar nudo dhe duke simuluar skena seksuale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)