01 Qershor 2020

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Vajzave

Prishtinë, 11 tetor - Me një varg aktivitetesh Kosova sot i bashkëngjitet gjithë vendeve të botës në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave.

Dita Ndërkombëtare e Vajzave shënohet më 11 tetor çdo vit, që nga viti 2012. Qëllimi kryesor është të rritet vetëdija për sfidat me të cilat përballen vajzat, nevoja për fuqizim dhe përmbushjen të drejtave të tyre të njeriut.

Në shënimin e kësaj dite në Qendrën Studentore të Universitetit të Prishtinës do te organizohet hapja e veprës artistike "Vulose".

Duke shënuar këtë ditë artistja konceptuale dhe aktivistja Alketa Xhafa-Mripa dhe UN Women, bashkërisht me vajzat pjesëmarrëse në këtë vepër arti, do të shfaqin publikisht potencialin e vajzave përmes një murali fuqizues.

Nën sloganin global të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave “Fuqia e vajzave: E pashkruar dhe e pandalshme,” nëpërmjet kësaj vepre, ftohen vajzat që të jenë të pranishme në hapësira publike, të marrin pjesë në formësimin e së tashmës dhe që simbolikisht të vulosin një të ardhme të barabartë për to dhe gjeneratat e ardhshme.

Po ashtu me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave”, Ngrohtorja e Prishtinës “Termokos”  do të organizoj një pritje për vajzat e të gjithë të punësuarve për të vizituar vendin e punës së prindërve të tyre.

Organizimi i këtij aktiviteti ka për qëllim, që të fuqizojë rolin e femrave në sektorin e energjisë si dhe të sensibilizojë ato, që të kenë një rol aktiv në këtë sferë shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit tonë.

Edhe KOSTT në bashkëpunim me Asociacionin e Grave të Sektorit të Energjisë në Kosovë (SHGSEK/AWESK) do të organizojë një ngjarje për të shënuar 11 tetorin-Ditën Ndërkombëtare të Vajzës duke i’u  bashkuar aksionit global #GirlsTakeOver,  përmes së cilës vajzat e reja do të kërkojnë fuqi të barabarta, liri dhe përfaqësim.

Përmes këtij aktiviteti, KOSTT synon të promovoj fuqizimin e vajzave/grave në vendimmarrje, profesionet në lëmin e energjetikës dhe në përgjithësi punësimin e barabartë të femrave në sektorin e energjisë, në të cilin vajza/gruaja jep kontribut të pazëvendësueshëm në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Me qëllim të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të fëmijës Vajzë Artpolis organizon ngjarjen “Çikat që s’u lindën kurrë”  - Promovimi i raportit “Abortet në Kosovë”.

Raporti  "Abortet në Kosove"  analizon abortet e nxitura në Kosovë nga viti 1999 – 2019 nga autorja Iliriana Banjska.

Gjatë panelit do të prezantohen të gjeturat e hulumtimit rreth menyrës së përdorur për ndërprerje të shtatzënisë, do të shtjellojë çështjet lidhur me kornizën ligjore rreth aborteve në Kosovë, analizon shkakun e aborteve të nxitura, trajtimin e gruas në shoqëri, paragjykimet rreth kësaj teme dhe shumë  çështje të cilat rrallë diskutohen hapur në shoqërinë tonë. 

Në kuadër të kësaj dite po ashtu organizata PEN do të organizojë një ligjeratë në Universitetin e Prishtinës në lidhje me barazinë gjinore dhe integrimin e barabartë në shoqëri.

Ndërkaq me vone fillon parakalimi me biçikleta në sheshin “Zahir Pajaziti e cila ka për qëllim që gjatë këtij aktiviteti të bëhet thyerja e steriotipeve gjinore që shoqëria ka krijuar ndaj burrave dhe grave, vajzave dhe djemve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2020

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 qershorit, kompania ndërtimore “Qami Construction” do të dhurojë gjak në Qendrën e Transfuzionit të gjakut dhe bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët të cilat janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. (Qendra e Transfuzionit të gjakut në QKUK, ora 9:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF organizon konferencën për media për publikimin e Raportit të Monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve. (Kampusi Universitar të Universitetit të Prishitnë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore dhe mjeteve mbrojtëse kundër COVID-19, për Klinikën Infektive në QKUK, pajisje këto të financuara nga fondet e mbledhura gjatë kampanjës tonë Një kafe si flutur. (Barnatorja Qëndrore, QKUK, ora 11:00)
 
- Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS), me financimin nga FES, publikon hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të Skemës së Asstencës Sociale gjatë Covid-19. (Hotel Sirius, ora 11:45)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime prezanton hulumtimit “A po ndryshon koncepti i atësisë në Kosovë?”. (https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdlUfSJPvTqynWzbxg2lXiq2Csq7vFeKnBg_kVgfvyHCkfpkQ/viewform,  ora  16:00)

 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 16:00)