29 Mars 2024

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Prishtinë, 12 gusht - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës - Departamenti i Rinisë organizon ceremoninë zyrtare të hapjes së aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë – 12 Gusht sot në Bulevardin Nëna Terezë para objektit të Ministrisë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
 
 Gjithashtu mbahet edhe ngjarja tjetër qendrore ku do të trajtohet mundësia e plotësim-ndryshimit të Ligjit për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen të Rinisë, përmes motos "Hapësira të Sigurta për Rini".

Kjo moto është rekomanduar për qeveritë  në mbarë globin nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Ky koncept ka promovimin e hapësirave të sigurta për të rinjtë si dhe synim i Departamentit të Rinisë është të ofrojmë mundësi të shumta, kreative dhe të sigurta për të gjithë të rinjtë pa dallime racore, gjinore, fetare ose prejardhja kulturore për të kontribuar lirshëm në komunitet.
 
 “Kur të rinjtë kanë hapësira të sigurta për t'u angazhuar, ata mund të kontribuojnë në mënyrë efektive në zhvillim, duke përfshirë paqen dhe kohezionin social”.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)