14 Nëntor 2019

Sot nis Showcase Teatror i Kosovës

Prishtinë, 31 tetor - Sot në Prishtinë nis edicioni i dytë i Showcase-it Teatror të Kosovës.

I organizuar nga Qendra Multimedia, kjo ngjarje këtë vit fuqizohet me bashkëpunimin e Qendrës Multimedia me Teatrin Kombëtar të Kosovës, teatrin e qytetit të Gjilanit dhe teatrin “Adriana” në Ferizaj, shfaqjet e të cilave do të inskenohen gjatë Showcase-it teatror.

Ky edicion do të sjellë në Kosovë edhe rreth 40 mysafirë ndërkombëtarë: selektorë festivalesh ndërkombëtare, kritikë, gazetarë, shkrimtarë, regjisorë e dashamirë të teatrit.

Në kuadër të Showcase do të performohen 8 shfaqje teatrore në produksion të Qendra Multimedia, Teatrit Kombëtar të Kosovës, teatrit të qytetit të Gjilanit dhe teatrit “Adriana” në Ferizaj.

Përveç shfaqjeve, në këtë ngjarje do të organizohen edhe dy panele diskutimi dhe sesione promovuese të produksionit teatror të Kosovës me qëllim të rrjetëzimit të artistëve.

Një risi e madhe këtë edicion është ardhje e aktorit të njohur francez me origjinë shqiptare, Rexhep Mitrovicës, i cili gjatë Showcase-it do të lexojë e diskutojë mbi “Inkuizitorin e madh” së bashkë me aktorin poashtu të njohur Arben Bajraktarin. Kjo ngjarje në Prishtinë vie si bashkëpunim me kompaninë teatrore Liria në Paris, ndërsa është kuruar nga Simon Pitaqaj. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 nëntor 2019

- Save the Children në bashkëpunim me Minstrinë e Arsimit dhe Institutin Pedagogjik organizojnë diten e dytë të konferencës ndërkombëtare ‘Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme’. (Hotel Sirius, ora 9:30) 

- Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit organizon ceremoninë e certifikimit të pjesëmarrësve nga aktivitetet “Opportunity Scouting” dhe “Skema e Praktikës në Punë në Sektorin e Shitjes me Pakicë”. (Menza Ramiz Sadiku, ora 10:00)

- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë në bashkëpunim me Zyren e Komisionerit për gjuhët organizon ngjarjen e ndarjes  së çmimit “Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Ndërmarrja “Dekoriti” organizon shënimin e përvjetorit të 30-të, me ç’rast do të lansojë linjën e re të prodhimit me dru masiv për interier. (Dekoriti ne fshatin Konjuh të komunës së Lipjanit, ora 13:45)

- Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mban takim me kryetarë të disa shoqatave ku do mirët vendim për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat lidhru me rritjen e pagave dhe zbatimi i ligjit të punës, marrëveshjes kolektive etj. (Zyret e BSPK–së, ora 14:00)

- Medica Gjakova, me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim organizon promovimin e librit “Unë jam Anemone”, i pari i këtij lloji i shkruar në Kosovë i publikuar nga Medica Gjakova. (Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 18:00)