29 Mars 2024

Sot në Prishtinë prezantohen përpjekjet për ruajtjen e Teatrit të Tiranës

Prishtinë, 21 nëntor - Sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nga Tirana, do të mbaj një diskutim të hapur me komunitetin teatror, publikun dhe Mediat e Kosovës.

Në diskutim do të marrin pjesë: Edmond Budina, Gent Gaba, Neritan Licaj, Adriana Tolka dhe Juli Emiri.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të prezentoj para komunitetit teatror të Kosovës qëndrimet, sfidat dhe përpjekjet për ruajtjen nga shembja të godinës aktuale të Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Debati pro dhe kundër shembjes së ndërtesës aktuale të Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe ndërtimit ose jo në të njëjtin vend të një teatri të ri, është duke vazhduar qe gati dy vite në Shqipëri.

Planit të Qeverisë Rama për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një teatri të ri në të njëjtin vend, i u është kundërvenë një numër i madh artistësh e intelektualësh.

Ata synojnë ruajtjen e objektit aktual dhe ruajtjen e pronës rreth këtij objekti, duke u thirrut në vlerat arkitektonike, mbamendjen kolektive dhe në nevojën për ruajtjen e hapsirave publike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)