29 Mars 2024

Sot në Klinë fillon festivali “I këndojmë lirisë”

Klinë, 6 qershor -Sot në Klinë nis Festivali Folklorik Mbarëkombëtar “I  këndojmë lirisë”. Sivjet është edicioni i 20-të me radhë i festivalit, i cili mbahet më datat 6, 7 dhe 8 qershor.

Aktivitetet e para në kuadër të këtij Festivali fillojnë në Çabiq, në vendlindjen e Mujë Krasniqit – Kapuçit, njërit nga komandantët më të shquar të UÇK-së.

Në hapjen solemne të festivalit para Kullës Muze të Komandant Kapuçit, më këngë e valle do të paraqitën grupe artistësh rapsodë e instrumentistë nga Kosova dhe Shqipëria.

Po ashtu, gjatë kësaj ceremonie do të shtrohet sofra tradicionale e këtij fshati, ku në nderim të festivalit dhe të bashkëfshatarit e komandant Mujës do ta shtrojnë sofrën tradicionale me ushqimet tradicionale.

Ndërkaq, në qytetin e Klinës, gjatë ditës do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera. Në Sheshin “Mujë Krasniqi“ do të bëhet parakalimi i shoqërive dhe grupeve artistike, ku do të hedhet vallja dhe do të këndohet për Mujën dhe trima të tjerë të UÇK-së.

E veçanta e festivalit të sivjetmë është se ai do të mbahet në Sheshin “Mujë Krasniqi”, para shtatores së heroit të kombit, ku është ngritur edhe bina e posaçme për këtë manifestim folklorik mbarëkombëtar. Njëkohësisht do të bëhet edhe hapja solemne e Panairit me produkte vendore.

Mbrëmja e parë konkurruese do të fillojë në mbrëmje, ku në skenë do të paraqitën shoqëri artistike, ansamble e rapsodë nga Klina, pastaj grupe rapsodë nga Rogova e Hasit, Istogu, Peja, Ferizaji dhe rapsodët Vëllezërit  Kryeziu nga Mleqani, pastaj Halit Berisha e Bashkim Hoti, Skënder Krasniqi dhe Përparim Sahiti, Jeton Fetiu e Kastriot Seferi. Edhe në dy netët të tjera do të vazhdoi konkurrimi.

Në përmbyllje të festivalit ndahen edhe çmimet kryesore të festivalit. Çmimi kryesor është ai Mujë Krasniqi, vendi i dytë, vendi i tretë, teksti më i mirë i këngës, interpretuesi më i mirë, çmimi i publikut, vallja më e mirë, instrumentisti më i mirë, veterani i festivalit, veshja më autentike, etj.

Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Klinës, Fatjona Gashi, ka treguar se komuna sivjet e ka mbështetur festivalin financiarisht, si dhe ka angazhuar një staf komunal për mbarëvajtjen e festivalit. Ajo ka theksuar se është bërë planifikimi i pritjes, përcjelljes dhe akomodimit të mysafirëve.

Festivali Folklorik mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë”, mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

Ndërkaq, gjatë mbajtjes së festivalit folklorik, “I këndojmë lirisë”, botohet edhe revista periodike, “Lyra”, e cila përfshinë të gjitha aktivitetet që zhvillohen në kuadër të festivalit, duke përfshirë edhe kronikat e të tri netëve të festivalit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)