17 Shtator 2019

Sot në Klinë fillon festivali “I këndojmë lirisë”

Klinë, 6 qershor - Sot në Klinë nis festivali folklorik mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë”, që mbahet më 6, 7 dhe 8 qershor.

Sivjet është edicioni 19-të me radhë i festivalit dhe nis në Çabiq, në vendlindjen e Mujë Krasniqit – Kapuçit, njërit nga komandantët më të shquar të UÇK-së.

Në hapjen solemne të festivalit para Kullës muze, më këngë e valle do të paraqitën grupe artistësh rapsodë e instrumentistë nga Kosova dhe Shqipëria. Po ashtu sivjet bëhet edhe inaugurimi i oborrit të Kullës muze, investim i komunës së Klinës. Është bërë shtruarja me rrasa gurësh dhe shkallët në marrë formë të një amfiteatri.

Ndërkaq e para që do të paraqitet në skenë është AKV “Jehona e Dukagjinit” nga Klina.

Pastaj do të paraqitën edhe grupe e shoqëri artistike e rapsodë. Në Çabiq do të shtrohet edhe sofra tradicionale e këtij fshati, ku në nderim të festivalit dhe të bashkëfshatarit e komandant Mujës do ta shtrojnë sofrën tradicionale me ushqimet tradicionale.

Ndërkaq, në qytetin e Klinës, gjatë ditës do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera. Në Sheshin Mujë Krasniqi do të bëhet parakalimi i shoqërive dhe grupeve artistike, ku do të hedhet vallja dhe do të këndohet për Mujën dhe trima të tjerë të UÇK-së. E veçanta e festivalit të sivjetmë është se ai do të mbahet në Sheshin “Mujë Krasniqi”, para shtatores së heroit të kombit, ku është ngritur edhe bina e posaçme për këtë manifestim folklorik mbarëkombëtar.

Mbrëmja e parë konkurruese do të fillojë në mbrëmje konkurruese, ku në skenë do të paraqitën shoqëria artistike, ansamble e rapsodë nga Hani i Elezit, Burimi, Gjakova, Shkodra, Lushnja, Deçani, Tropoja, Zvicra, Turqia, e të tjerë. Edhe në dy netët të tjera do të vazhdoi konkurrimi.

Në përmbyllje të festivalit ndahen edhe çmimet kryesore të festivalit.

Çmimi kryesor është ai i Mujë Krasniqi, vendi i dytë, vendi i tretë, teksti më i mirë i këngës, interpretuesi më i mirë, çmimi i publikut, vallja më e mirë, instrumentisti më i mirë, veterani i festivalit, veshja më autentike, e të tjerë.

Drejtori i festivalit, Alban Gashi, ka thënë se, i kanë bërë përgatitjet e duhur për mbajtjen me sukses të këtij festivali.

“Këtë vit jemi përpjekur që të sjellim risi në festival, sepse  është me karakter ndërkombëtar e mbahet në datëlindjen njërit nga figurat më të ndritshme të UÇK-së, i cili njëkohësisht ishte edhe rapsod i njohur. Në festivalin e sivjetmë do të marrin pjesë artistë, rapsodë e valltarë nga të gjitha trojet shqiptare”, u shpreh Gashi.

“Edhe sivjet kemi pjesëmarrës te të gjitha trojeve shqiptare, ku në skenë do të ngjiten për tri ditë rresht këngëtarë, valltarë e instrumentistë për të shpalosur vlera, e tradita kombëtare. Pjesëmarrja është masovike, do të jenë rreth 700 pjesëmarrës”, ka thënë drejtori i Festivalit Alban Gashi.

Sokol Krasniqi, bashkëfshatar dhe bashkëluftëtar i Mujës ka pohuar ndihen krenar që festivali nis nga Çabiqi dhe identifikohet me komandant Kapuçin.

Ndërkaq, drejtori Komunal i Kulturës në Klinë, Skënder Merturi, ka treguar se komuna sivjet e ka mbështetur festivalin financiarisht si dhe ka angazhuar një staf komunal për mbarëvajtjen e festivalit.

Ai ka theksuar se është bërë planifikimi i pritjes, përcjelljes dhe akomodimit të mysafirëve.

Ndërkaq, Daut Gashi, në emër të drejtorisë Artistike ka theksuar se kanë bërë përzgjedhjen me kohë, të grupeve, ansambleve, rapsodëve nga e gjithë gjeografia shqiptare, për të sjellë në skenë vlerat e mirëfillta të folklorit tone burimor. Hapjen solemne të festivalit në Çabiq, sivjet do ta bëj Ansambli I Këngëve dhe Valleve “Jehona e Dukagjinit” nga Klina, që është themeluar kohë më pare. Në Çabiq do të paraqiten edhe grupe të tjera muzikore, instrumentistë e rapsodë të tjerë.

Festivali Folklorik mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë”, mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezajt. Sponsor medial është RTK-ja, kurse zëdhënës i festivalit është Enver Maloku.

Edhe sivjet vlerësimin do ta bëjë juria profesionale prej tre anëtarësh, profesionistë nga të gjitha fushat, të folklorit, koreografisë, valleve, instrumenteve e të tjera.

Ndërkaq, gjatë mbajtjes së festivalit folklorik, “I këndojmë lirisë”, botohet edhe revista periodike, “Lyra”, e cila përfshinë të gjitha aktivitetet që zhvillohen në kuadër të festivalit, duke përfshirë edhe kronikat e të tri netëve të festivalit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 shtator 2019 - Mbahet dita e dytë e  konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Energjia për tv ardhmen'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Komuna e Gjilanit bën homazhe në 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Kodra e Dëshmorëve në Gjilan, 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e nëntë te rregullt te Komiteti për Politik dhe Financa. (Rahovec, ora 10:00) 

- Me rastin e vdekjes së veprimtarit të shquar romë, Nexhip Menekshe do të mbahet mbledhje komemorative për të kujtuar veprimtarin e pasur të së ndjerit si: dramaturg, gazetar, poet dhe arsimtar të gjuhës rome. (Shtepia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 11:00)

-  Lëvizja Fol organizon diskutimin e radhës në kuadër të Forumit Fol Hapur me kandidatin e Vetëvendosjes për Kryeministër, Albin Kurti. (Zyrat e Lëvizjes FOL,  ora 11:00)

- Ambasada Hungareze në Prishtinë bën prezantimin e programit për Javët e Kulturës Hungareze, të shoqëruar me nga një gotë verë, dhe biseda joformale me gazetarët. (Ambasada e Hungarisë, rr. Arben Xheladini 157 në Prishtinë, ora: 13:30)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, viziton këto biznese në Suharekë: Fabrikën për prodhim këpucësh “Solid”, Kompaninë “Seti Comerc”, Fabrikën e mobilieve “Te Naseri” dhe Fabrikën e pijeve “Frutex”. (Suharekë, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 16:00)  

- Komuna e Gjilanit shënonë 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Teatri i qytetit në Gjilan, 16:00)

- Mbahet tubimi promovues për kandidatët e parlamentit të Kosovës të Nismës Socialdemokrate në Lipjan. (Salla e Shtëpisë së Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan, ora 18:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani mban takim me grupin e OJQ-ve në Gjakovë. (Hotel Çarisha e Jupave. ora 18:30)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani takohet me strukturat dhe qytetarët e Gjakovës. (Qarshia e vjetër, Loma e Drithit, ora 19:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani takohet me strukturat dhe qytetarët e fshatit Ratkoc. (shkollën fillore e fshatit Ratkoc, ora 20:30)