18 Prill 2024

Sot mbahet festivali XII ndërkombëtar i poezisë "Drini poetik"

Prishtinë, 30 tetor - Sot në bibliotekën kombëtare "Pjetër Bogdani" në Prishtinë, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK) organizon festivalin XII ndërkombëtar të poezisë "Drini poetik".

Sesioni letrar sivjet ka temë "Raportet e letërsisë popullore me atë artistike", ku do të paraqiten disa kumtesa.

Në "Veprën e hapur" do të përurohen disa vepra të anëtarëve të LSHK-së.

Në orën letrare "Lira magjike" do të deklamojnë poezitë e tyre dyzet poetë.

Sesioni letrar dhe "Vepra e hapur" fillojnë në orën 12:00, kurse "Lira magjike" nga ora 17:00.

Për shkak të pandemisë është kufizuar numri i pjesëmarrësve në festival, kurse manifestimi zhvillohet pa publik.

Jepen tri çmime letrare “Metafora I, II, III” dhe një komplet librash të Institutit Albanologjik të Prishtinës nga juria letrare.

Për shkak të rrethana aktuale, pandemisë dhe përkrahjes materiale, do të mungojnë edhe poetët mysafirë nga jashtë Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)