19 Gusht 2022

Sot fillon festivali ndërkombëtar i poezisë "Drini poetik"

Prishtinë, 9 qershor - Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Lidhja e Shkrimtarëve e Republikës së Shqipërisë - Dega në Kukës organizojnë festivalin XIII ndërkombëtar të poezisë "Drini poetik".

Sot në Prishtinë hapet “Drini poetik” dhe më pas fillon sesioni letrar që ka temë “Luftën e UÇK-së si frymëzim krijues”, ku do të paraqiten disa kumtesa.

Në "Veprën e hapur" do të përurohen disa vepra letrare, kurse në orën letrare "Lira magjike" do të deklamojnë poezitë e tyre mbi tridhjetë poetë nga vise tona të ndryshme.

Do të ketë dhe pika muzikore artistike.

Ora letrare “Ora e Lidhjes” do të mbahet në Prizren, ku me krijimet e tyre do të paraqiten mbi njëzet poetë, kurse pritet që shkrimtarët t’i përshëndesë edhe kryetari i komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj.

Juria letrare do të japë tri çmime letrare “Metafora I, II, III” dhe një komplet librash të Institutit Albanologjik të Prishtinës, të cilat do të komunikohen në orën letrare “Valët e Drinit” në Kukës.

Ndërkaq nesër shkrimtarët udhëtojnë me autobus për Prizren e Kukës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 gusht 2022 - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

= Mbahet ceremonia solemne e vënies se gurthemelit të ndërtesës së re të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” tek ish objekti i KRU “Mitrovica”. (Rruga “Bislim Bajgora” Mitrovicë, ora 12:00)