19 Shtator 2019

Siparantum vjen me koncertin e radhës në Pejë

Pejë, 1 mars - Koncerti i radhës i korit Siparantum kësaj radhe do të vie sot në Kino “Jusuf Gërvalla” në Pejë me një program atraktiv  dhe plot surpriza përball art dashësve pejan

“Vërtetë kemi përzgjedhur një program të bukur dhe atraktiv, besoj që është njëri prej programeve tona më të bukura të shfaqura ndonjëherë. Kemi punuar gjatë dhe falë vullnetit të madh të koristëve ne po vazhdojmë rrugëtimin tone të suksesshëm që për ne nuk është aspak e lehtë duke e marrë parasysh që të gjithë funksionojmë në formë vullnetare vetëm sa për të pasururar jetën kulturore në vendin tonë”, u shpreh dirigjenti I korit Memli Kelmendi.

Në program do të paraqiten vepra të kompozitorëve të njohur botëror dhe shqiptar.

Kësaj radhe kori Siparantum vjen me bashkëpunime të shumëta, njëra prej pikave që do të interpretohet do të jetë bashkëpunimi me grupin e njohur NRG BAND dhe solistin Besnik Qaka.

“Javen e ardhshme ne udhëtojmë në kryeqendren e muzikës korale gjegjësisht në Romë. Atje  ne do t’i shfaqim dy koncerte të cilat janë shumë të rëndësishme për ne dhe vendin tone, prandaj në mungesë të fondeve për të siguruar udhëtimin, akomodimin hyrja për në koncert do të jetë dy eruo, paratë e mbledhura do të shërbejnë pikërisht për këtë udhëtim. Prandaj dua t’I ftoj të gjithë artdashësit që mos të lëshojnë një program të tillë”, u shpreh kryetari korit Fatmir Bajraktari.

Koncerti përcjellet nga pianisti Agron Shujaku dhe koncerti do të dirigjohet nga dirigjenti permanent I korit Siparantum, Memli Kelmendi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shtator 2019 - Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të zhvillon punimet një punëtori nga Garda Kombëtare e Iowa në SHBA dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës. (Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 8:00)

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Mamushës  ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Abdülhadi Krasniç , për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 10:15)

- Fillon skema e re e projektit per fuqizimin e angazhimit të ndërtimit të pronësisë i financuar nga BE që synon të mbështesë punën e OJQ-së për një Kosovë të gjelbër. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, Balkan Green Foundation dhe Instituti për Politika Zhvillimore organizojnë eventin që thekson të arriturat dhe ndikimin në komunitet nga projekti “Empower - Engage Build Ownership” i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë. (Amfiteatri i Sheshit Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Në faqen e KDI-së në Facebook, mbahet bashkëbisedimi LIVE për dialogun Kosovë-Serbi, me kandidaten për kryeministre znj.Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (KDI, ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e katërt në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatin për Kryeministër nga Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Partia Socialdemokratike. Ramush Haradinaj. (Lëvizjes FOL, ora 13:00)

- Mbahen ndeshjet e ligës së femrave dhe ligës së juniorëve në pingpong. (Ferizaj, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me qytetarë të Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe qytetarët e Ferizajt. (Restaurant “Fitorja”. ora 18:00)

- Bëhet hapja e ekspozitës personale të piktorit Vehbi Murati, e titulluar “Një ditë e zakonshme shtatori”. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00) 

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë te Malishevës së Gjilanit. (Fshati Malishevë, ora 20:00)

 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë te Pozhoranit. Pozhoran, ora 21:00)