29 Mars 2024

Shvarceneger mendon t’i kthehet ekranit

California, 23 nëntor - Aktori amerikan Arnold Shvarceneger, i cili momentalisht është guvernator i shtetit amerikan California, mendon t’i kthehet ekranit të madh.

Shvarceneger pranoi se pas skadimit të mandatit të tij në janar të vitit 2011, mendon t’i kthehet aktrimit.

“Ndoshta njëra prej pesë gjërave të para që do t’i bëj është të kthehem para kamerave. Ndoshta do të merrem me show-biznes, e ndoshta do të filloj edhe biznes personal, kushedi”, deklaroi Shvarcenegeri.

Aktori, i njohur në bazë të filmave “Terminator”, kishte një karrierë të suksesshme jo vetëm në politikë dhe industrinë e filmit, por edhe në bodibilding, ku ka fituar disa mirënjohje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)