19 Prill 2024

"Shutter Island" filmi më i shikuar në kinema

Hollywood, 22 shkurt - Filmi "Shutter Island" me regji të kineastit amerikan Martin Scorsese ka arritur që të rënditet në javën e dytë të paraqitjes së tij, në krye të klasifikimit të filmave më të shikuar në kineamatë amerikane.

Filmi i cili ka aktor protagonist aktorin Leonardo Di Caprio ka arritur që të arkëtojë për dy javë plot 40 milionë dollarë.

"Shutter Island" është bashkëpunimi i katërt i aktorit Di Caprio dhe regjizorit Scorsese. "The Departed", "The Aviator" dhe "Gangs of Neë York" janë tre filmat e mëparshëm në të cilët kanë bashkëpunuar dy yjet hollivudianë.

Ndërkohë që komedia romantike "Valentine's Day" është rënditur në vendin e dytë dhe ka arritur që të arkëtojë 17.6 milionë dollarë, ndërsa filmi më i shikuar në të gjitha kohërat në kinematë amerikane, "Avatar", është rënditur në vendin e tretë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)