19 Mars 2024

Shtëpia e Bardhë ndriçohet portokalli në mbështetje të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit

Prishtinë, 3 dhjetor - Duke vazhduar me fushatën 16 Ditë të Aktivizmit kundër Dhunës në Baza Gjinore, mbrëmjen e kaluar UNDP ndriçoi Shtëpinë e Bardhë në Prizren ngjyrë portokalli. Të pranishëm në ngjarje ishin Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Niels Knudsen, Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm, Neil Taylor, Shefi i BERZH-it për Kosovë, dhe nikoqiri Mytaher Haskuka, Kryetari i Komunës së Prizrenit.

Kryetari i Komunës Haskuka theksoi se duke e ndriçuar portokalli Shtëpinë e Bardhë, një ndërtesë në qendër të qytetit, dërgon një mesazh të fuqishëm për të rritur ndërgjegjësimin për 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave.

Komuna e Prizrenit mbështet gratë me dhënien e më shumë mundësive për fuqizim ekonomik përmes punësimit dhe mundësive të vendimmarrjes, ku gratë janë në krye të gjashtë departamenteve komunale si dhe postin e nënkryetares së komunës për komunitete, në lidhje me barazinë gjinore në vendimmarrje dhe qeverisje.

Vizita ishte gjithashtu një mundësi për zyrtarët e UNDP-së për t'u takuar me përfaqësuesit e Prizren Green Growth Center (PGGC) për të diskutuar bashkëpunimin në kuadër të projektit Urban NAMAs të zbatuar nga UNDP në partneritet me Agjencinë Austriake të Zhvillimit (ADA).

Projekti mbështet Prizrenin në zvogëlimin e emetimeve të gazrave serrë (GHG) përmes ndërhyrjeve ndër-sektoriale, përfshirë përmirësimin e efiçiencës së energjisë, promovimin e përdorimit të energjisë së ripërtërishme, dhe zbatimin e zgjidhjeve të mençura urbane. Projekti kontribuon në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm urban dhe promovimin e rritjes së qëndrueshme.

Prizreni është komuna e parë në Kosovë që ka themeluar një Green Growth Center (Qendrën e Rritjes së Gjelbër).

PGGC shërben si zyrë e planifikimit dhe mbikëqyrjes së NAMA (Veprimet e Duhura Kombëtare për Zbutje ndaj ndryshimeve klimatike) e cila i mundëson komunës së Prizrenit të formulojë prioritetet që kanë të bëjnë me klimën si dhe të identifikojë dhe përcaktojë përparësitë e veprimeve të zhvillimit urban.

Komuna e Prizrenit në mënyrë efektive ka përfshirë çështjet gjinore në planifikimin e iniciativave për t'iu përgjigjur sfidave të ndryshimit të klimës dhe në zgjidhje të mençura urbane. Zgjidhjet urbane gjithashtu e bëjnë qytetin më të sigurt për gratë.

Qeveria komunale mbetet e përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e jetës, konkurrencën ekonomike dhe qëndrueshmërinë. Përmes përmirësimit të infrastrukturës, Prizreni synon të krijojë një sistem inteligjent të kontrollit të trafikut, udhëkryqe të zgjuara, hyrje - dalje  të zgjuara në qytet, etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)