19 Prill 2024

Shqyrtohet edhe çështja e numrit të madh të OJQ- ve të regjistruara

Prishtinë, 18 prill - Komisioni mbajti dëgjim publik lidhur me amendamentimin e Projektligjit për Lirinë e Asocimit në Organizata Joqeveritare.

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në mbledhjen e mbajtur sot, të cilën e kryesoi Nait Hasani, kryetar, mbajti dëgjim publikë lidhur me amendamentimin e Projektligjit për lirinë e asocimit në organizata Joqeveritare.

Në këtë takim të pranishëm ishin organizata nga shoqëria civile, përfaqësues të Ministrisë së Administratës Publike etj.Kryetari i komisionit Nait Hasani, duke folur për qëllimin e këtij dëgjimi publikë, tha se nëpërmjet tij synojmë t’i marrim vërejtjet dhe sugjerimet nga Shoqëria Civile, nga të cilët edhe lidhen interesat e drejtpërdrejta me këtë Projektligj.

Përfaqësuesi i grupit punues nga Fondacioni Kosovarë për shoqëri civile, Taulant Hoxha, hartimin e këtij projektligji e konsideroi rezultat të punës një vjeçare të grupit punues. Sipas tij, procesi i hartimit të projektligjit ka qenë ndër bashkëpunimet më të mira mes qeverise dhe SHC-së. Po ashtu, ai  e cilësoi ligj të detajuar dhe praktikë, krahasuar me ligjin e mëparshëm.

Deputeti Sami Kurteshi, pjesëmarrës në këtë debat , dha disa vërejtje lidhur me përkufizimet në nene të caktuara, si dhe të aspektit gjuhësor.

Bekim Salihu, përfaqësues i GAP, pohoi se hartimi i projektligjit ka qenë proces gjithëpërfshirës, dhe sipas tij, ka trajtuar të gjitha OJQ-të si ato aktive edhe ato pasive.

Nga diskutuesit u shqyrtua edhe çështja e numrit të madh të OJQ- ve të regjistruara, të cilat nuk janë aktive me projekte. Për këtë çështje u angazhuan në diskutim edhe anëtarët e komisionit dhe përfaqësues tjerë të SHC-së. U dakordua që kjo çështje të rregullohet me ligj dhe të jetë në interes dhe funksion të SHC-së.

Anëtarët e komisionit falënderuan të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit me diskutimet dhe sugjerimet e tyre. 




Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)