29 Mars 2024

Shkrimtari i njohur boshnjak, akademiku Abdulah Sidran po qëndron në Kosovë

Prishtinë, 25 qershor - Shkrimtari boshnjak, poet dhe skenarist i njohur nga Bosnja, Abdulah Sidran, po qëndron në Kosovë.

Sidran, fitues i disa çmimeve vendore e ndërkombëtare për letërsi, i njohur edhe për skenarët e tij në kinematografi (“A të kujtohet Dolly Bell”, “Babai në udhëtim zyrtar”, etj.), gjatë qëndrimit në Kosovë, do të pritet sot në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai po ashtu do të ketë takime me intelektualë, shkrimtarë, artistë e lexues të tij.

Abdulah Sidran, është laureat i Çmimit Ndërkombëtar për Letërsi dhe Art “Ali Podrimja”, të cilin e ndan Kolegji AAB, e që do t’ i jepet në një ceremoni solemne, sonte nga ora 20:00, në Teatrin AAB “Faruk Begolli”.

Abdullah Sidran është edhe anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Bosnjë e  Hercegovinës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)