19 Prill 2024

Shery Shabani ndahet nga burri për shkak të Beckhamit

SHBA, 5 tetor - Amerikania Shery Shabani ka kërkuar divorc nga burri i saj Kambiz Shabani për shkak se ai ka filluar të dyshojë dhe të xhelozojë se gruaja e tij Shery Shabani ka lidhje me futbollistin e “Los Angelos Galaxy” David Beckham.

Femijët e përpunueses së njohur të bizhuterive në Holywood Shery Shabani dhe avokatit Kambiz Shabani shkojnë në të njejtën shkollë më fëmijët e David dhe Victoria Beckham.

Sipas gazetës Daily Mail, zonja Shabani ka deklaruar se burri i saj dyshon se ajo ka lidhje me futbollistin Beckham i cili është edhe mik i familjes.

Familja Beckham i ka hedhur poshtë mundësinë e një lidhje të Beckhamit me Shery Shabanin dhe i kanë quajtur bizarre.

Skanadali i ri e ka tronditur më shumë familjen Beckham, pasi ende nuk ka përfunduar skandali i prostitutes nga Bosnjia Irma Nici e cila deklaron se Devid Beckham e ka paguar atë 10. mijë dollar të kalojë një natë më atë.

Beckham ka ngritur padi ndaj Irma Nicit dhe ndaj revistës e cila e ka publikuar lajmin dhe kërkon 16 milion dollar dëmshpërblim të cilat, nëse i fiton, do ti dhuroj për bëmirësi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)