18 Shtator 2019

Shënohet Dita e Qendrës së Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec

Rahovec, 28 maj - Nën organizimin e kryetarit të komunës, Smajl Latifi sot me aktivitete të shumta është shënuar Dita e Qendrës së Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, në aktivitete pjesëmarrës ishin zyrtar komunal, familjar dhe bashkëluftëtar të dëshmorëve.

Aktivitetet kanë filluar me bërjen e homazheve dhe nderimeve te pllaka përkujtimore e heronjve dhe dëshmorëve: Mensur Zyberaj, Ismail Gashi, Habib Gashi, Kurtish Hasani, Bedri Berisha, Nazmi Hasani, Manush Berisha, Agron Bytyqi, Alajdin Elshani, Xhevat Elshani, Selim Berisha, Hajrush Berisha dhe Rifat Dina. Aktiviteten kanë vazhduar me mbajtjen e Akademisë solemne, Programi kulturor-artistik dhe Ekspozitë “Koleksioni i pikturave të kolonisë së artistëve” nga OJQ “Art Studio”, në hollin e Qendrës së Kulturës, ”Mensur Zyberaj”.

Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit në fjalimin e tij të mbajtur në Akademi solemne ka thënë se 28 maji është skalitur me shkronja gjaku në historinë e popullit të Rahovecit, ngase në këtë datë të vitit 1999 në fushë të nderit ranë shumë dëshmorë në betejën e ashpër dhe të pabarabartë që u zhvillua në zonën e Mileskës, në trekëndëshin Pojatat e Mullaabazëve-Krushë e Madhe- Qëndresë (ish Randobrava).

Beteja e majit mori përmasa gjaku e heroizmi, ngase në fushë të nderit ranë shumë dëshmorëve, ndër të cilët edhe njëri ndër themeluesit e celulave të para të UÇK-së në rajonin e Anadrinisë, respektivisht Zonës Operative të Pashtrikut, Heroi i Kosovës Mensur Zyberaj.

“Maji ishte muaji i rënieve e sakrificave të mëdha për liri. Mensuri, Sadedini, Bekimi, Mexhiti, Ismaili, Habibi, Milaimi, Xhevdeti, Naimi, Besimi, Avniu, Alajdini, Xhevati, Bujari, Jetoni dhe shumë dëshmorë të tjerë të zonave të ndryshme që ranë në këtë betejë të pabarabartë me armikun në atë fund maji. Gjithë këto rënie, gjithë ky gjak dhe gjithë këto vuajtje të popullit tonë, dëshmojnë qartë sa shtrenjtë e paguam lirinë tonë. "

"Jemi në rrugë të mirë që vendin tonë ta radhisim krah popujve të zhvilluar e të qytetëruar. Këtë e meritojmë por se duhet edhe shumë mund e djersë. Besojmë se nuk do t’na mungojë forca dhe dëshira për ta bërë këtë."

"Për të përjetësuar kujtimin për dëshmorët tanë na takon që në këtë vatër të kulturës të shpalosim gjithnjë e më shumë promovime të kulturës tonë tradicionale, të krijimeve të reja artistike dhe çdo vlerë tjetër që na identifikon si komb.

"Presim bashkëpunim më të thelluar me artistët dhe krijuesit e komunës tonë, duke synuar që jeta jonë kulturore të jetë sa më e pasur."

"Kjo dëshmon një përkushtim të madh në ruajtjen e trashëgimisë tonë kulturore. Në këtë linjë po vazhdojmë ende, sepse paraprijës kemi idealin e atyre që u flijuan për këtë vend”, ka thënë në mes tjerash kryetari Latifi.

Ndërsa, drejtoresha e Kulturës, Rinis dhe Sportit, Bjondina Klqeka ka folur për punën dhe aktivitetet që kjo drejtori i ka bërë duke cekur faktin se jeta sportive në komunën e Rahovecit ka pasur ngecje të theksuara për një kohë të gjatë.

Përurimi i palestrës së sportit “Mizahir Isma” është ndër arritjet tona më të mëdha dhe në këtë rast duhet përgëzuar kryetarin e komunës Smajl Latifi, i cili me vendosmëri e përkushtim ndikoi që palestra e ngecur të kryhet në afat rekord.

"Tashmë jemi dëshmitarë të rritjes së hovshme të aktiviteteve sportive dhe të formimit të grupeve e klubeve të shumta që merren me sport".

"Zaten përpjekjet tona konsistojnë në nxitjen e të rinjve e të reja për t’u marrë me sport dhe në këtë mënyrë të dëshmojnë vlerat e cilësitë e tyre sportive", ka theksuar Klqeka.

Në emër të OVL e UÇK-së ka folur Kurse, Ejup Kabashi i cili ka evokuar kujtimet nga ngjarjet të cilët e kanë përcjellë me rëniet heroike në betejën e majit të vitit 1998/99.

Nuk kishte se si të shmangej beteja e vitit 1999, duke u përballur me egërsinë e madhe të paramilitarëve, militarëve, policëve dhe të gjitha forcave të gjithë strukturës shtetërore serbe e cila shprazte mllefin e paparë deri në ato momente. Kujtojmë rënien e Feimit, Sakipit, Përparimit të fund majit të 1998, do i kujtojmë betejat të cilat u zhvilluan në fund majin e 1999, ku bashkërenduar shumë brigada, shumë njësi në këtë betejë.

Për pjesën kulturore e artistike janë përkujdesur nxënës të SHFMU ”Nesimi Elshani”, nga fshati Nagac dhe Shoqëria Kulturo Artistike "Bajram Curri", nga fshati Krushë e Madhe.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shtator 2019

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë. (Xhamia e Çarshisë në Prishtinë, ora 9:10)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Kaçanikut ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Besim Ilazin, për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 9:30)

- Specialistët stomatologë të papunë do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Para Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit ndërmjet qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë nga subjektet politike lidhur me temën “Qasja e subjekteve politike rreth çështjes së gjinekologut në nivel komunal”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Kalanë e Artanës. (Kalaja e Artanës, ora 10:30)

- Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, mbanë konferencë për media, ku do të lansojë Fondin për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme në vlerë prej 4 milionë euro. (ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kati i 3-të,  përballë New Born-it, ora 10:30)

- Oda e Afarzimit të Kosovës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë në Tiranë dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore organizojnë ngjarjen “Regional B2B Event”. (Holiday Inn në Shkup, 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mirëpret fituesit e medaljeve të Taekwandos. (Kabineti i Ministrit në MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e tretë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër ku i ftuari i radhës do të jetë Nenad Rašić, Kandidat për Kryeministër nga koalicioni Slloboda. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjianit, Lutfi Haziri, nënshkruan kontratat me tetë përfituesit e nën-granteve, në kuadër të projektit "Te rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindje". (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Punëtorët teknik te qendrës studentore do të protestojnë para drejtorisë së qendrës studentore. (Para drejtorisë së qendrës studentore, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Ulpianën. (Ulpianë, ora 11:40)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon promovimi i shtegut për çiklistë, si fazë testuese. (Rruga Zagrebi në Prishtinë, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Janjevën. (Janjevë, ora 12:20)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon tryezë diskutimi “Ecja, çiklizmi dhe transporti urban”. (Kolegji Tempulli, rr. Eduard Lir 156, ora 14:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur bën promovimin e publikimeve dhe organizon panel diskutimin “ Njohja e Kosovës bashkëkohore”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 15:30)

- Iniciativa për Histori Gojore organizon lansimin e aplikacionit mobil Prishtina Ecë. (Kafe—librarinë dit’ e nat’, ora 17:00)

- Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në takimin e organizuar nga Gruaja Demokratike. (Hotel Venus, Magjistralja Prishtinë-Lipjan, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! shpalos prioritetet qeverisëse. (Atelja e Sallës së Kuqe, ora 17:00)

- Federata e Piingpongut e Kosoves, organizon ndeshjet e ligës së parë, e ndeshja derbi pritet të jetë ajo ndërmjet Shkollës dhe Hasan Prishtinës. (Prishtinë, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banorë të fshatit Rufc. (Rufc, ora 19:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banor në fshatin Gadime. (Gadime, ora 21:00)