27 Maj 2020

Shakira merr medaljen e OKB-së për ndihmë fëmijëve

New York, 6 mars - Pop ylli, Shakira e cila e themeloi Barefoot Foundation në vendin e saj të lindjes afër Kolumbisë, që synon t'ju mundesoj femijeve te varfër shkollimin, u nderua me çmimin e drejtësisë sociale për Paqe në një ceremoni të vogël në Zvicër që u mbajt më datën 03 mars.

Kryesuesi i Organizatës Ndërkombëtare të Punës së OKB-së ne Gjenevë Juan Somavia përshkroi këngëtaren e këngës 'She-Wolf' si ambasadore të vertete per fëmijët dhe të rinjtë, për arsim cilësor dhe drejtësi sociale".
 
Pas marrjes se medaljes Shakira falenderoi Kombet e Bashkuara dhe ate ja dedikoi te gjithe fëmijëve qe vujanë nga varfëria ekstreme ne botë.
 
Ylli 32-vjecar e cila eshte anetare e fondacionit  ALAS foundation, qellimi i te cilit eshte t'ju ofroj shkollimin dhe sherbimin mjekesor femijeve te varfer ne Ameriken Latine, dhe e cila gjithashtu ka punuar si Ambasadore e Vullnetit te mire te UNICEF  tha:

 

"Nuk eshte shumë vonë ta realizojm premtimin ndaj fëmijëve tanë, por ne duhet të veprojmë tani. Së bashku, ne mund ta bëjmë shkollimin dhe punën e dinjitetshme një realitet për të gjithë"
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Maj 2020 - Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore, shqyrton po ashtu Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00 - pa prezencën e mediave)
 
- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Raportin e Ministrisë së Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, N 302, ora 10:00 - pa prezencën e mediave)

- Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00 - pa prezencën e mediave)

- Disa Organizata Jo Qeveritare dorezojn  Peticionin - 'Mos na helmoni!' - kundër deponisë së hirit të Korporatës Energjetike të Kosovës. (Tek Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, ora 13:00)

- Komuna e  Rahovecit, organizon debat publik me qytetarët për Taksa Komunale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovec, ora 13:30)

- Me hapjen e një përkujtimore të dedikuar viktimave të vetëvrasjes përmbyllet kampanja 'Linja e Jetës'. (Mbrapa Rektoratit në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ora 16:00)