06 Dhjetor 2022

Shakira dhe Alicia do këndojnë në hapjen e "Afrika e Jugut 2010"

Johanesburg, 18 shkurt - Ylli kolumbian i muzikës pop, Shakira si dhe këngëtarja amerikane e xhaz muzikës, Alicia Keys do të jenë personat kyç në koncertin e muzikës që do të mbahet në ceremoninë e hapjes solemne të Kampionatit Botëror në futboll “Afrika e Jugut 2010”.

Një gjë e tillë do të nisë zyrtarisht më 10 qershor të këtij viti në Johanesburg, ndërsa përveç këtyre dy yjeve që përmendëm, ndër pjesëmarrësit në këtë hapje solemne do të jenë edhe grupi amerikan i hip-hopit “Black Eyed Peas”, The Parlotones, Tinariëen, Amadou & Mariam, Juranes, Angelique Kidjo, BLK JKS, Vieux Farka Toure dhe Vusi Mahlasela.

FIFA ka pohuar se i gjithë ky spektakël do të zhvillohet në stadiumin “Orlando”, ku pritet të ketë rreth 30 mijë spektatorë të pranishëm, ndërsa pjesa tjetër do të kenë mundësi që të ndjekin përmes ekraneve televizive.

Stadiumi në të cilin do të mbahet hapja solemne nuk bën pjesën në mesin e stadiumeve ku do të zhvillohen ndeshjet zyrtare gjatë këtij evenimenti. Në këtë stadium kombëtaret pjesëmarrëse në botërorin e futbollit do ty kryejnë stërvitjet e tyre, nga data 11 qershor deri më 11 korrik të këtij viti.

Të gjitha të ardhurat nga hapja solemne e Kupës së Botës do ti dhurohen fondacionit të posaçëm që është themeluar nga Federata Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA). Ajo synon të ndërtojë 20 qendra të futbollit për zhvillimin e këtij sporti më popullore në 20 rajonet më të varfra në gjithë Afrikën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)