04 Mars 2021

Selena Gomez lajmëron një album të ri së shpejti

Hollywood, 15 mars - Aktorja e famshme Selena Gomez ka lajmëruar fansat e saj se shumë shpejt do të vijë me një album të ri për të cilin po punon fort.

Albumi i saj i fundit “Revival” daton në vitin 2015 dhe fansave u kanë munguar shumë prurje të reja nga Selena.

Vetëm pak ditë më parë 26-vjeçarja ka lançuar edhe projektin e parë muzikor nga ky album, i quajtur “I Can’t Get Enough”.

Kjo këngë vjen në bashkëpunim me Benny Blanco, J Balvin dhe Tainy që pritur mjaft mirë nga fansat e këngëtares.

Selena u shpreh se ndihet shumë nervoze për këtë album për të cilin ka rreth 2 vite që po përpiqet ta përfundojë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Mars 2021

 - Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (Ndërtesa e BQK-së, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021. (selia e KQZ-se, ora 11:00) 

- Me rastin e ndarjes nga jeta të Enver Krasniqi, Prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sistemi prokurorial organizon mbledhje komemorative. (Amfiteatri i ndërtesës të ish-Rilindjes, ora 11:00)

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me shoqatat e bizneseve. (Ndërtesa e BQK-së, ora 14:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Dogana e Kosovës organizon konferencë për shtyp ku do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë dy muajt e parë të vitit 2021 dhe luftimi i kontrabandës dhe informalitetit në muajt e fundit. (Drejtoria e doganës në lagjjen Emshir, ora 14:00)   

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)