29 Mars 2024

RrGK kujton Pagarushën si një grua të fuqishme

Prishtinë, 7 shkurt - Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) sot me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e “Bilbilit të Kosovës”, Nexhmije Pagarushës (1933-2020).

Vdekja e saj nuk është humbje e madhe vetëm për familjen e miqtë e saj, por edhe për botën e artit mbarëshqiptar.

Kthejmë kokën pas dhe me krenari kujtojmë se në vitin 2015 Pagarusha mori mirënjohje nga RrGK për “Guximin dhe veprat të cilat kanë motivuar dhe fuqizuar vajzat dhe gratë në Kosovë”.

Krenohemi që përgjatë përpjekeve tona për fuqizimin e grave, rrugët na u kryqëzuan me një grua kaq të fuqishme siç ishte dhe do të mbetet gjithnjë Nexhmije Pagarusha. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)