19 Prill 2024

Rita Ora prezanton albumin e saj të dytë të titulluar Phoenix

New York, 24 nëntor - Rita Ora sapo ka nxjerrë albumin e saj të dytë të titulluar Phoenix, por prezantimi nuk ka qenë ndër më të mirët.

Diva e Pop-it ka performuar në New York përgjatë festës së ditës së Falënderimit, por performanca e saj ka rezultuar pothuajse një katastrofë.

Të kënduarit me play-back kësaj rradhe i qëlloi si shaka e hidhur, duke e gjetur veten në mospërputhje me regjistrimin e këngës “Let you love me”, në disa momente.

Për këtë stonaturë rrjetet sociale nuk e kanë falur, duke ironizuar e satirizuar mbi dështimin e këngëtares.

Një rrëshqitje e keqe për këngëtaren britanike, e cila që kur ka shpërthyer në vitin 2012, ka korrur sukses pas suksesi, ku kryesisht me performancat LIVE e ka mësuar publikun tërësisht me tjetër cilësi, duke i dhuruar emocione të forta.

Megjithatë, deri tani Rita ka arritur të shesë 14 milion disqe, dhe të marrë 1,3 miliard shikime online për 5 këngët kryesore të albumit të saj, vetëm në ditët e fundit! Vetëm hiti “Your Song”, i shkruar nga Ed Sheeran, i ka kaluar 352 milion shikime.

“Një ndër ndjesitë më çliruese për mua është të luaj dhe të krijoj muzikë. Ky album është një album i vërtetë dashurie dhe ka qenë e rëndësishme për mua ta kompozoj sipas mënyrës time."

"E vlerësoj shumë dashurinë dhe mbështetjen e atyre që kanë bashkëpunuar me mua në bërjen e tij, dhe që më kanë lejuar të krijoj diçka për të cilën të ndjehem me të vërtetë krenare”, deklaroi Rita Ora. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)