19 Prill 2024

Rihanna ka gjetur veten për këngën me Eminem

SHBA, 28 korrik - Dueti që është duke kryesuar toplistat botërore, "Love The Way You Lie" i Rihannas dhe Eminemit, ka bërë që këngëtarja ta gjejë veten te kënga në fjalë, për arsye se hiti flet për një histori dashurie abuzive.

Rihanna ka pranuar se ajo ka gjetur veten te kjo këngë, për arsye se asaj i kujtohet koha kur e kishte abuzuar Chris Brown, tematikë e cila trajtohet në këngën "Love The Way You Lie".

"Është diçka që kur e dini dhe kur që të dy e keni përjetuar...në anë të kundërta, ka përfundime të ndryshime. Eminemi ka pasur një histori mjaft të dhimbshme dhe e kam ditur se ai nuk do ta lërë pa krijuar diçka. Unë e kam ditur se nëse ai më fton, ka të bëjë diçka rreth kësaj. Teksti ishte aq i thellë, aq i bukur dhe i fuqishëm. Është diçka që e kuptova...diçka me të cilën jam e lidhur", tha Rihanna. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)