20 Prill 2024

Richie dhe Madden planifikojnë martesën

Hollywood, 17 shkurt - Ylli televiziv Nicole Richie dhe i dashuri i saj Joel Madden do të martohen së shpejti.

Dyshja festuan Ditën e Valentinit me fejesë, dhe Richie është parë duke mbajtur një unazë të re teksa kishte darkuar me rokerin në një restorant në New York të hënën mbrëma.

Richie dhe Madden kanë qenë së bashku për tre vite dhe kanë dy fëmijë. Revista "Life & Style" ka konfirmuar lajmin, duke thënë se Richie kishte thënë 'faleminderit' kur një fans i kishte uruar asaj fejesën.

"Ajo është e lumtur të fillojë të planifikojë martesën e saj të ëndrrave", ka thënë burimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)