18 Prill 2024

Radcliffe britaniku i ri më i pasur

Londër, dhjetor - Daniel Radcliffe është shpallur si britaniku më i pasur nën moshën 30-vjeç. Ai gjithashtu rendit i pari edhe nga dy prej bashkë-aktorëve të tij të filmit “Harry Potter” që po ashtu përfshihen në top pesëshe.

Aktori i filmave “Harry Potter” ka një pasuri që kap vlerën e 45.6 milionëve, 25 milionë e të cilës vjen vetëm nga dy filmat e fundit të serisë “The Deathly Hallows”. Radcliffe ka rreth 15 milionë më shumë se vendi i dytë, aktorja 25-vjeçare Keira Knightley, e cila ka një pasuri prej 30.1 milionë paund.

Tre nga katër pozitat e para pushtohet nga aktorët e Harry Potter, pasi përveç Daniel, në listë janë edhe Emma Watson me 20.6 milionë dhe Rupert Grint me 19 milionë pasuri. Aktori i filmave “Twilight”, Robert Pattinson, pushton pozitën e pestë me 18.5 milionë paund deri tani.

Lista e plotë:

1. Daniel Radcliffe, 21 vjeçar (45,660,000 paund)
2. Keira Knightley, 25 vjeçare (30,100,000)
3. Emma Watson, 20 vjeçare (20,633,000)
4. Rupert Grint, 22 vjeçar (19,000,000)
5. Robert Pattinson, 24 vjeçar (18,500,000)
6. Leona Lewis, 25 vjeçare (12,533,000)
7. Charlotte Church, 24 vjeçare (10,330,000)
8. Katie Melua, 26 vjeçare (10,118,000)
9. Katherine Jenkins, 30 vjeçare (9,716,000)
10. Coleen Rooney, 24 vjeçare (9,080,000)
11. Craig David, 29 vjeçar (9,000,000)
12. Joss Stone, 23 vjeçare (8,303,000)
13. Mika, 27 vjeçar (8,026,000)
14. Cheryl Cole, 27 vjeçare (7,916,000)
15. Amy Winehouse, 27 vjeçare (7,833,0000)
16. Alex Turner, 24 vjeçar (7,500,000)
17. Sienna Miller, 29 vjeçare (6, 183,000)
18. Emily Blunt, 27 vjeçare (5,933,000)
19. Gemma Arterton, 24 vjeçare (5,666,000)
20. Duffy, 26 vjeçare (5,617,000)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)