25 Prill 2024

QKK prezanton Kosovën si vend xhirimi para industrisë botërore në Berlinale

Berlin, 28 shkurt - Në kuadër të programit EFM Landmark të Tregut Europian të Filmit (European Film Market) në Berlinale, Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) prezantoi profilin e Kosovës para producentëve, filmbërësve dhe komisioneve të filmit europian dhe botëror.

Ky prezantim përveç vënjes në pah të karakteristikave natyrore, arkitektonike, demografike dhe kulturore të Kosovës, paraqiti edhe një historik të filmit të Kosovës prej formimit të Kosovafilmit në 1969, ndërprerjes së prodhimit prej para dhe gjatë 90tave, deri te ringjallja e kinemasë Kosovare e cila shpesh u zgjodh dhe po vazhdon të përdoret si medium për trajtimin e plagëve dhe dhimbjes që solli lufta.

“Përveç ofertës që ia bëjmë industrisë europiane dhe botërore të filmit, është shumë e rëndësishme që partnerët tanë ndërkombëtarë të fushës të njoftohen më kualitativisht me kontekstin historik dhe kulturor të Kosovës” u shpreh hartuesi dhe prezantuesi Lum Çitaku nga QKK-ja.

Pas shfaqjes së trejlerit të Kosovës, pjesa tjetër prezantimit u koncentrua në kontekstin që e prodhoi suksesin ndërkombëtar në rritje të filmave Kosovar, ligjin e ri për kinematografinë që pritet të hyj në fuqi dhe i cili integron lehtësirat financiare, si dhe strategjinë e institucionit për të kultivuar më tej komunitetin filmbërës të vendit për të përhapur mundësitë e bashkëpunimit dhe rritur potencialin e bashkëprodhimit ndërkombëtar.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)