20 Prill 2024

QKK me delegacion në Trieste të Italisë

Prishtinë, 19 janar - Qendra Kinematografike e Kosovës vitin që lam pas ka arritur marrëveshje me When East Meets West, i cili është forum i bashkëprodhimit me fokus vjetor në Evropën Lindore dhe Perëndimore.

Ky forum ndihmon producentët të identifikojnë fonde të ndryshme dhe fonde alternative, si dhe ndihmon në mundësitë e distribuimit në rajonet që kanë më shumë vëmendje. Gjithashtu, lehtëson në procesin e bërjes së politikave mes territoreve në fokus, në mënyrë që të nxiten bashkëprodhime të reja ndërmjet industrive që ende nuk janë të lidhura mirë.

Edicioni i vitit 2018 nis me datë 21 deri 23 janar në Trieste të Italisë, ku pjesë e delegacionit të udhëhequr nga drejtori i QKK-së, janë filmbërësit me projektet e tyre filmike, si: Bujar Kabashi me projektin ‘Aga’, Ujkan Hysaj me ‘Hana’, Blerim Gjoci me ‘Kodra e Diellit’, Besnik Krapi me ‘Fusha e Mëllenjave’ dhe Fatmir Spahiu me projektin ‘Njeri i Dosjeve’.

Gjatë këtij forumi tre ditor, drejtori i QKK-së, Arben Zharku, do të jetë pjesë e paneleve të ndryshme të diskutimit.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)