20 Prill 2024

Publikohet videoja e promovimit të filmit "Mbreti luan"

Los Angelos, 12 prill - Me pamjet mahnitëse të Afrikës dhe kafshëve të egra, kompania kinematografike "Disney" ka publikuar videon e parë promovuese për versionin e ri me pamje që duken si reale të filmit "Mbreti luan."

Ky film i ri, i bërë me pamje të krijuara nga kompjuteri, ndjek historinë e filmit vizatimor që ka fituar çmimin "Oscar" në vitin 1994, lidhur me rritjen e luanit Simba, që ikën nga mbretëria pas xhaxhai i tij Scar ka zënë vendin e babait të Simba-s, Mufasa.

Në ekipin e zërave për filmin përfshihen emra të njohur, si ylli i muzikës Beyonce dhe aktorët Donald Glover, Chiwetel Ejiofor dhe James Earl Jones. Ky i fundit ka bërë zërin e Mufasa-s në versionin e vitit 1994.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)