24 Prill 2024

Promovohet videoklipi i këngës "Paris" nga Vlera Kastrati

Prishtinë, 13 shkurt - Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Ambasada Franceze në Kosovë organizon promovimin e videoklipit te këngës "Paris" nga Vlera Kastrati. 

Këngëtarja dhe shkrimtarja, Vlera Kastrati publikoi në vitin 2019 kujtimet e saj autobiografike "Anatomia e shpirtit të një gruaje kosovare", e shoqëruar nga një përzgjedhje e 8 këngëve origjinale të saja të cilat ajo personalisht i ka kompozuar si dhe interpretuar.

Falë mbështetjes së Ambasadës Franceze në Kosovë, ajo filmoi videon për këngën e saj "Paris" në Francë. 

Ndërkaq sot në Aleancën Franceze Vlera do të prezantojë procesin e krijimit artistik që e shtyu të shkruaj këtë këngë në frëngjisht, si dhe xhirimin e videos në Paris.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)