18 Shtator 2019

Promovohet libri “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”

Prishtinë, 30 gusht - Sot mbahet promovimi i Librit të Kujtimit “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve” me rrëfime të familjarëve të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Ky publikim fuqizohet nga forumZFD, Integra, Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, BMZ, RBF dhe Ambasada Zvicerane.

Kjo ngjarje organizohet edhe për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, 30 gushtin.

Në Kosovë, me përfundimin e luftës së armatosur, 6,063 persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa aktualisht numri i të pagjeturve është 1653.

Në mungesë të gatishmërisë së mjaftueshme për bashkëpunim në mes qeverive në Prishtinë e Beograd, dhe me një dialog të brishtë për normalizim të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur kanë ngecur dukshëm.

Përkundër faktit se çështja e personave të pagjetur përfshin palë të ndryshme të interesit, fatkeqësisht dihet relativisht pak për të pagjeturit, çfarë ka ndodhur me ta dhe çfarë mund të bëhet më shumë për gjetjen e tyre, dhe zbulimin e krimeve të lidhura me këto raste.

Të shtyrë nga kjo gjendje momentale, dhe nga rëndësia e padiskutueshme që çështja e personave të pagjetur ka në proceset e Ballafaqimit me të Kaluarën dhe të Drejtësisë Tranzicionale, në fillim të vitit 2018, Integra dhe forumZFD programi në Kosovë kanë nisur me grumbullimin e rrëfimeve dhe kujtimeve personale të familjarëve të të pagjeturve, me qëlllimin parësor që t’u jepet zë familjarëve, pastaj të shtohet presioni mbi institucionet përgjegjëse për zbardhjen e krimeve të luftës dhe fatit të të pagjeturve, dhe të diversifikohet narrativa për të pagjeturit.

Libri “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”, shpalosë rrëfimet e 10 familjeve me rreth 33 anëtarë të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. Nga familjet e intervistuara për këtë libër, 7 janë shqiptare dhe 3 serbe.

Në këtë ngjarje do të flasin: Nora Ahmetaj – Eksperte për Drejtësinë Tranzicionale, Jelena Krstić – Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut Serbi, Nita Luci – Antropologe dhe ligjëruese në Universitetin e Prishtinës, Fabien Bourdier – Drejtor Rajonal i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Dragana Varagic - Aktore, Kaltrinë Zeneli – Aktore. Ky promovim do të moderohet nga Korab Krasniqi.

Kopjet e librit në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze do të shpërndahen për pjesëmarrësit në promovim.  

Kjo ngjarje organizohet në kuadër të Festivalit “Mirëdita, dobar dan!” në Kosovë. Festivali “Mirëdita, dobar dan!” fuqizohet nga Integra (Kosovë) në partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur (Kosovë), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi), Iniciativat Qytetare (Serbi), Fondacioni për Shoqëri të Hapur (Serbi), Rockefeller Brothers Fund, dhe Ministria e Kulturës në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shtator 2019 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë. (Xhamia e Çarshisë në Prishtinë, ora 9:10)  

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Kaçanikut ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Besim Ilazin, për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 9:30)

- Specialistët stomatologë të papunë do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Para Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit ndërmjet qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë nga subjektet politike lidhur me temën “Qasja e subjekteve politike rreth çështjes së gjinekologut në nivel komunal”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Kalanë e Artanës. (Kalaja e Artanës, ora 10:30)

- Oda e Afarzimit të Kosovës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë në Tiranë dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore organizojnë ngjarjen “Regional B2B Event”. (Holiday Inn në Shkup, 11:00)  

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mirëpret fituesit e medaljeve të Taekwandos. (Kabineti i Ministrit në MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e tretë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër ku i ftuari i radhës do të jetë Nenad Rašić, Kandidat për Kryeministër nga koalicioni Slloboda. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjianit, Lutfi Haziri, nënshkruan kontratat me tetë përfituesit e nën-granteve, në kuadër të projektit "Te rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindje". (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Punëtorët teknik te qendrës studentore do të protestojnë para drejtorisë së qendrës studentore. (Para drejtorisë së qendrës studentore, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Ulpianën. (Ulpianë, ora 11:40)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon promovimi i shtegut për çiklistë, si fazë testuese. (Rruga Zagrebi në Prishtinë, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Janjevën. (Janjevë, ora 12:20)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon tryezë diskutimi “Ecja, çiklizmi dhe transporti urban”. (Kolegji Tempulli, rr. Eduard Lir 156, ora 14:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur bën promovimin e publikimeve dhe organizon panel diskutimin “ Njohja e Kosovës bashkëkohore”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)  

- Federata e Piingpongut e Kosoves, organizon ndeshjet e ligës së parë, e ndeshja derbi pritet të jetë ajo ndërmjet Shkollës dhe Hasan Prishtinës. (Prishtinë, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banorë të fshatit Rufc. (Rufc, ora 19:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banor në fshatin Gadime. (Gadime, ora 21:00)