20 Qershor 2019

Promovohet libri i Sevdije Ahmetit “Ditari i një gruaje të Kosovës”

Prishtinë, 7 qershor - Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë shtëpia botuese “Buzuku” promovon librin e veprimtares Sevdije Ahmeti (1944-2016), "Ditari i një gruaje të Kosovës (Shkurt 1998 - mars 1999) - Lufta përpara luftës".

Parathënia e këtij libri është shkruar nga Shkëlqesia e saj, Presidentja Atifete Jahjaga dhe ish-shefi i Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm, z. Bernard Kouchner.

Sevdije Ahmeti më 2003 ka botuar në Paris në gjuhën frënge këtë libër që mban titullin “Journal d’une femme du Kosovo: Fevrier 1998-Mars 1999” me nëntitull “La guerre avant la guerre”.

Sevdije Ahmeti ishte aktiviste për të drejtat e njeriut, me theks të veçantë për të drejtat e grave.

Ajo ishte ndër zërat e parë që trajtoi çështjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë. Fillimisht Ahmeti ka punuar në institucionin e lartë kulturor të Kosovës së paraluftës, Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, derisa u largua nga puna nga masat e dhunshme të instaluara nga Serbia në vitin 1989.

Menjëherë pas largimit, ajo u rreshtua në frontin e aktivistes duke kontribuuar në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Ahmeti bashkë me Vjosa Dobrunën më 1993 themeluan Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve.

Po ashtu Sevdije Ahmeti tregoi guxim dhe profesionalizëm në dorëzimin e provave në Gjyqin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë lidhur me dhunën seksuale dhe keqtrajtimet e kryera ndaj grave të Bosnjës dhe të Kroacisë, kur ato u strehuan si refugjate në Kosovë.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka pasur nderin që zn. Ahmeti ka qenë anëtare e Bordit për vite me rradhë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 qershor 2019 - Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Kryeministrit më mbështetjen e Projektit të Asistencës Teknike të BE-së organozn konferencën për publikimin e Raportit të mbështetjes financiare publike për OJQ-të nga institucionet e Republikës së Kosovës për vitin 2018. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Zyra e BE-së në Kosovë  në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, organizon konferencën “Transparenca dhe Llogaridhënia për Fondet Publike" gjatë së cilës do të publikohet raporti për mbështetjen financiare publike për organizatat joqeveritare për vitin 2018. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën për publikimin e Raportit të mbështetjes financiare publike për OJQ-të nga institucionet e Republikës së Kosovës, të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Blerim Devolli, pronar i Kompanisë Dardafon. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Organizatat e shoqërisë civile organizojnë protestën e shoqërisë civile në kundërshtim të Projektligjit për financim të subjekteve politike. (Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore së bashku me Ambasadën Franceze në Kosovë, organizon tryezën e rrumbullakët "Cilësia e Ajrit në Kosovë: Drejt Standardeve Evropiane". (Aleanca Franceze, Rruga Lah Nimani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Pasqyrave financiare të Ndërmarrjes Publike 'Kompania Regjionale e Mbeturinave Pastrimi dhe  shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga raporti i Auditimit të Performancës, Procesi i Menaxhimit të Grandeve dhe Subvencioneve në sektorin e bujqësisë. (Ndërteas e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministria e Administratës Publike, për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, organizon shënimin e kësaj dite, e cila i dedikohet shërbimin civil në Republikën e Kosovës. (Amfiteatri i MAP-it, ora 10:30)

- Projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat organizon ceremoninë e përurimit të prodhuesit të parë të specializuar për fidanë në Kosovë 'Agrobora'. (Ferma Agrobora në Tërnovc të Skenderajit, ora 10:30)

- ADMOVERE promovon raportin 'Profesorët përballë ligjit' në të cilin mes tjerash, do të publikohen aktakuzat dhe kallëzimet penale, ku janë të përfshirë pjesëtarë të stafit akademik të Universitetit të Prishtinës. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ish ProCredit Bank, përballë komunës së vjetër, ora 11:00)

- Mbahet miniolimpiada për persona me nevoja të veçanta ku gjatë kësaj dite do të zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive si dhe aktivitete të lira. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e aktivitetit tradicional të personave me nevoja të veçanta Miniolimpiada “Kosova 2019”, të organizuar nga Komiteti Paraolimpik i Kosovës. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri, ora 11:00)

-