09 Shkurt 2023

Promovohet libri i profesor Vincës për sagën e shkronjave shqipe

Shkup, 21 nëntor - Në vazhdën e edicionit të katërt me radhë të Ditëve të Alfabetit, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup në bashkëveprim me Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës Shqipe, sot promovoi librin e prof. dr. Agim Vincës, me titull “Saga e shkronjave shqipe (Të thënat dhe të pathënat për Kongresin e Manastirit)”.

Drejtori i ITShKSh-së, Skender Asani, theksoi se është nderë i veçantë për institucionet tona dhe për kulturën e shkencën shqiptare në përgjithësi, që kemi botuar një libër i cili sjell para publikut një mënyrë ndryshe në trajtimin e temës së Kongresit të Manastirit.

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës Shqipe, Ylber Sela, tha se në këtë përvjetor të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, para nesh e kemi njërin nga studimet më të veçanta për këtë fushë.

Fjalë përshëndetëse pati edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili e vlerësoi lartë kontributin arsimor, kulturor dhe shkencor të profesor Vincës.

Më pas rreth veprës në fjalë folën recensentët Rami Memushaj dhe Avzi Mustafa, të cilët u ndalën në disa nga vlerat dhe specifikat e këtij libri, ndër të rrallat e këtij lloji.

Në fund, fjalë rasti pati autori profesor Agim Vinca, i cili foli rreth librit në fjalë dhe rëndësisë së madhe kombëtare të Kongresit të Manastirit.

Manifestimi kulturor-shkencor Ditët e Alfabetit, mbyllet nesër me akademinë shkencore dhe konferencën kushtuar drejtshkrimit të gjuhës shqipe "Një gjuhë - një gjuhë".

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)