24 Prill 2024

Prishtinës i shtohen edhe tri minibiblioteka

Prishtinë, 21 nëntor - Prishtinës po i shtohen edhe tri minibiblioteka pas dy të parave që u hapën javë më parë në lagjet “Dardania” dhe “Ulpiana”.

Kryeqyteti i Kosovës hap pas hapi po shndërrohet në qytet të librit. Tashmë, ngjashëm sikurse lagjet “Dardania” dhe “Ulpiana”, edhe lagjet “Velania”, “Bregu i Diellit” dhe “Lagjja e Spitalit” po bëhen me kënde të librit. Ky projekt do të vazhdojë tutje dhe deri në fund të vitit pothuajse secila lagje e komunës së Prishtinës do të bëhet me minibibliotekë.

E gjithë kjo punë në nderim dhe promovim të dijes, përkatësisht librit, mbi bazën e të cilit do duhej të ngritet çdo personalitet njerëzor – po bëhet falë një bashkëpunimi të gjerë mes organizatave, bizneseve, institucioneve dhe qytetarëve vullnetmirë, si: ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, Libraria "Dukagjini", Forumi për Iniciativa Qytetare, Zyra e BE-së në Kosovë, Komuna e Prishtinës dhe mbi 150 qytetarë qe kanë ndarë mjete financiare dhe libra për minibibliotekat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)